Sulmet në Paris, Berlusconi akuzon Europën: Jemi në duart e të paaftëve

432
Lideri i opozitës italiane ish kryeminsitri Silvio Berlusconi, në komentin e tij ndaj sulmeve terroriste në Paris akzuon Europën e Bashkimin Europën për paaftësi politke e mos kompetencë drejtuese.
“Atentatet në Paris, tha ai, dëshmojnë gjithcka kundër asaj c’ka ne sot konsiderojnë sot civilizim. Por ka muaj e muaj që Presidenti rus Putin kërkon aktivizimin e një koalicioni me protagonist Bashkimin Europian, si territori më i prekur nga emigracioni për shkak të luftës në Siri e të shtrirjes së zonës së veprimit të ISIS, e që bashkon OKB, Federatën Ruse e Kinën, për të ndërhyrë ushtarakisht kundër ISIS”, tha Berlusconi.
“Nuk ka zgjidhje tjetër, ka delaruar Berlusconi. Gjithcka është vetëm fjalë, nuk mund të ngresh mure kundër emigracionit apo të shtosh trupat e shëbimeve sekrete.”
Në përfundim lideri i Forca Italia ka ashpërsuar tonet e opinionit të tij duke shtuar se “Në botë ka një mungesë lidershipi që është preokupuese, jemi në duart e të paaftëve e moskompetentëve që nuk kanë kuptuar as se duhej aplikuar kontrolli duke ndaluar Shengen. E kanë kuptuar vetëm tani kur buajt kanë dalë nga stalla.”
Sigal