Arrestohet 31-vjeçari, strehoi të dyshuarin e vrasjes në Linzë

438
Policia e Tiranës arrestoi këtë të dielë një person të dyshuar për fshehjen dhe dhënien e ndihmës së Emiljano Tashos, i arrestuar të shtunën si një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen në Linzë.
Erjon Sali Biraçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare për vjedhje, dyshohet se ka strehuar dhe mbajtur fshehur në ambientet e banesës së tij, Emiljano Tashon.
Tasho, dyshohet se është një nga personat që ka kërcënuar me pistoletë në kokë Ismet Gaxherin. Në momentin e arrestimit të Tashos, policia i bllokoi atij një pistoletë “Glock”, e cila është dërguar për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore.
Dyshimet e policisë janë se Tasho mund të jetë një nga personat që ka qëlluar ndaj Enton Nikës, por që ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë. Ndërkaq veç kësaj ngjarjeje, nga veprimet hetimore rezulton se Emiljano Tasho, është autor i vjedhjeve me armë më datë 30 shtator 2015, dhe vjedhjes me armë të një supermarket më datë 12 mars 2014, në rrugën “Dhimitër Kamarda”. 
Sigal