“Në Durrës do të ketë përmbytje, nuk janë pastruar asnjëherë kanalet e ujërave të larta”

533
Sigal

Flet drejtori i Bordit të Kullimit, Shyryri Ballgjini: “Mbi 100 ndërtime pa leje, pengojnë ndërhyrjen. Është e kot të kërkojmë fonde”

Bordi i Kullimit në Qarkun e Durrësit nuk ka pastruar asnjë prej tre kanaleve të ujërave të larta, që janë në Spitallë, Plazh dhe Kënetë.  Shyqyri Ballgjini drejtoi i Bordit të Kullmit të Qarkut të Durrësit, tha se kanalet janë të pa pastruara pasi bankinat e në të dy krahët janë të bllokuara nga ndërtimet pa leje që kanë bërë e vijojnë të bëjnë banorët. “Ndërkaq, asnjë mjet i ndërmarrjes nuk mund të arrijë, atje, në kaosin që kanë krijuar banesat pa leje, të cilët janë në numër shumë të lartë. Në kanalet e ujërave të larta nuk është vënë dorë aspak, është e kotë që të planifikojmë fonde, çdo vit fondet kur ka patur janë djegur, sepse puna nuk mund të kryhej, prej dy vjetësh as buxheti i shtetit nuk parashikon më fonde për pastrimin e tyre”, tha drejtoi Ballgjini.

Situata

Në këtë situatë nuk përjashtohet që zona e plazhit dhe ajo e Spitallës, të përmbyten, sepse kanalet e ujërave të larta janë jashtë funksionit. Janë me qindra ndërtime pa leje që kanë lulëzuar në të dy kanalet kryesorë, të zonës së plazhit dhe Porto Romanos, ku minimalisht distance e ndërtimeve në të dy krahët duhet të ishte në 8 metra largësi. Por ndërtimet që janë jo vetëm banesa shtëpi, por edhe lokale dhe pallate disakatësh e restorante buzë tyre. Asnjë mjet nuk mund të hyjë dot dhe t’i pastrojë, sepse punonjësit jo vetëm që e kanë të pamundur, por nuk mund të përballen edhe me reagimin e banorëve që i kanë bllokuat totalisht ato. Të gjithë janë në dijeni të këtij problem që nga prefektura, bashkia, Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit, Bordi i Kullimit, Agjencia e legalizimit, por deri tani asnjë prej tyre nuk ka reaguar”, tha Ballgjini. Sipas tij duhen miliona euro që Durrësi të hiqet nga harta e përmbytjeve, por për momentin edhe Ministria e Bujqësisë institucioni, prej së cilës varet Bordi i Kullimit nuk disponon fonde për zgjidhjen e problemit.

Problematika

Prefekti i Durrësit, Genci Alizoti në një intervistë për “Telegraf”, tha se do të mbledhë disa prej drejtuesve të institucioneve, si Legalizimet, Autoritetin Portual, Ujësjellës-Kanalizimet, për të evidentuar të gjithë problematikën dhe evidentimin e ndërtimeve pa leje që rrezikojnë të shkaktojnë situatën e përmbytjeve. “Qëllimi është që deri në fund të tetorit të nisë puna në bashkëpunim edhe me Inspektoratin e Ndërtimit dhe policinë për të prishur ndërtimet mbi kolektorë, por edhe të nisë pastrimi i tyre me mjetet e ndërmarrjeve shtetërore”, tha prefekti.