Në burg për korrupsion/ Kërkoi masë më të butë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-sekretares së MSH dhe specialistes së nivelit të lartë

37
Sigal

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-sekretares së përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe specialistes së nivelit të lartë, Laura Shteto, të cilat kërkonin një masë më të butë. Ish-zyrtaret do të vijojnë të qëndrojnë në qeli, pasi Gjykatat e Posaçme kanë caktuar masën “arrest me burg”.

Kujtojmë se ndaj Duro është ngritur akuza e “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, ndërsa Shteto akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga nenet 260 dhe 245 të Kodit Penal.

Nga hetimet e SPAK rezultoi se Duroka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës.