Në 3 muaj 1425 shqiptarë kërkuan azil në vendet e Europës

214
People moved between tents which form an illegal camp of more than two hundred migrants, men, women and children, most from Albania, which is under the A6 motorway in Lyon October 12, 2013. REUTERS/Robert Pratta (FRANCE - Tags: POLITICS SOCIETY IMMIGRATION) - RTX148PS
Sigal

Azili vijon që të jetë një rrugë që shqiptarët e duan çdo ditë e më shumë. Shifrat e tregojnë këtë dëshirë për largim nga Shqipëria drejt vendeve të Europës. Sipas të dhënave të zyrës europiane të azilantëve, në vetëm 3 muajt e parë të vitit kanë aplikuar për azil 1 mijë e 425 persona. Prej tyre 929 janë aplikime për herë të parë, ndërsa pjesa tjetër janë të përsëritura.

Paçka se refuzimet vijojnë të jenë të larta, pasi në muajt janar-mars përveç aplikimeve të reja ka edhe shumë që kanë mbetur stok dhe në këtë periudhë janë kthyer 1549 përgjigje negative, ndërkohë që vetëm 31 persona kanë arritur të sigurojnë statusin e refugjatit.

Kërkesat e larta rezultojnë të jetë shoqëruar progresivisht me përgjigjet negative, konkretisht më shumë se 8700 të tilla dhe vetëm 125 persona kanë marrë statusin e refugjatit. Shqipëria renditej e dyta sa i përket aplikimeve për azil në raport me popullsinë, duke lënë pas vetëm Sirinë.