Babai i të riut që u kap me 123 mijë paund: S’kishte djeni për paratë

235
Sigal

Një ditë pasi një 21-vjeçar u arrestua me një sasi prej 123 mijë paund në furgon ka folur për mediat babai i tij.

Shkëlqim Sefolli ka mohuar që djali i tij të kishte dijeni për shumën e parave duke kërkuar drejtësi. Ai tha në një intervistë  për neës 24 se djali kishte rreth një muaj që kishte nisur punë si shofer duke drejtuar mjetin nga Porti i Durrësit deri në Itali dhe anasjelltas.

Paratë u kapën pasditen e djeshme në Portin e Durrësit dhe ishin fshehur në prapakolpin e një furgoni që vinte nga Anglia. I vetmi i arrestuar është shoferi Olsi Sefolli, 21 vjeç.

“Olsi ka rreth një muaj që punon shofer. Mund të jetë rruga e pestë ose e gjashtë. Nëpërmjet mediave kam mësuar për arrestimin. Djali nuk ka qenë në Angli. Pardje u nis nga Shqipëria me furgonin. Djali nuk ka dijeni për paratë që u gjetën, s’ka lidhje me ngjarjen. Shkoi në Torino dhe djali e la furgonin bosh atje dhe mori furgonin tjetër. Punonte në postë private si shofer. Nëpërmjet avokatit kemi kontaktuar me të. Djali ka mbaruar shkollën elektrike dhe ka punuar elektrike. S’ka pas punë stabël” tha babai i 21-vjeçarit.