Ndryshon moti në Shqipëri, reshje shiu dhe ulje temperaturash

78
Sigal

Ditën e mërkurë, moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura.

Vranësirat në relievet kodrinore dhe malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Lokalisht këto reshje do të marrin formën e rrebesheve shoqëruar me breshër dhe rrufe.

Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek.

Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë

në zona e ulëta 16 deri 36°C

në zona bregdetare 19 deri 34°C