Ndërtimet pa leje në bregdet, IKMT nis shembjen e 25 objekteve në Lezhë

337
Sigal

Inspektorati Kombëtarë i Mbrojtjes së Territorit ka nisur punën për shembjen e 25 objekteve pa leje në plazhin e Shëngjinit, Tales dhe Shënkollit, në bashkinë e Lezhës.

Ministria e Brendshme njofton se Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Lezhës, po zhvillojnë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën bregdetare të Shëngjini dhe në zonën e plazhit Tale, njësisë Shënkoll, bashkia Lezhë.

Në plazhin e Shëngjinit janë identifikuar dhe po shemben 25 objekte e struktura. Në plazhin e Tales, njësia Shënkoll janë identifikuar 17 objekte e struktura dhe po vijon puna për shembjen e tyre.