Ndërron jetë në spital Xhesika , babai iu lut Ramës mes lotëve: Ma çoni jashtë

706
Sigal

 

Shkon në 51 numri i viktimave nga tërmeti, vdes në spitalin e Traumës 20-vjeçarja, Xhesika Biqiku. Ajo ishte në gjendje koma prej tre ditësh. 20-vjeçarja u aksidentua në momentin e tërmetit pasi po tentonte të largohej i ra një tullë në kokë.

Ajo ishte në gjendje kritike dhe mjekët nuk e këshillonin transportimin e saj për në shtet tjetër për mjekim, për shkak të gjendjes së saj.

 

Vetëm 2 orë më parë babai i Xhesikës i kërkoi mes lotësh kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në Kombinat, ndihmë për ta dërguar jashtë vendit për kurim.

“Kam gocën në spital, në reanimacion. Tani po rrinë doktorët, italiani dhe shqiptari, faleminderit shumë, po u përmend një çikë, thonë italianët, direkt ne do ta çojmë në Itali. Kam gocën e madhe, Sabinën, jashtë rrezikut është sakatu (qan). Po ashtu fol ndonjë llaf të mirë të ma çojnë gocën jashtë, të mbushë 20 vjeçe”, tha i ati i Xhesikës mes lotësh.

Xhesika bashkë me të motrën Sabinën mbetën të plagosura pasi iu ranë tullat në kokë, kur dolën nga shtëpia e tyre në Kombinat nga tërmeti i fortë . Sabina ndodhet në spital jashtë rrezikut ndërsa Xhesika ishte në koma deri mesditën e sotme.