Artisti i njohur Elton Deda ka ndarë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit dhe regjisorit Pirro Manit.
Me anë të një fotoje, Deda shkruan në rrjetet sociale se Mani ka sjell shumë gëzim në jetën e tij, mirëpo kjo e sotmja ishte trishtim.
Deda tregon se regjisori nuk e ka trajtuar si të dashurin e vajzës mirëpo i ka dhënë vendin e duhur si artist e si koleg.
Veprat e tij nuk do të kenë kurrë fund, shkruan Elton Deda.
Postimi:
Fluturo tashme me enjgjejt babai i Teatrit. Ke sjelle shume gezime ne jeten time.
Dhe cfare trishtimi solle sot. Do te te jem mirenjohes per gjithcka, per dashurine qe me dhe, per trajtimin jo si i dashuri i Joles por si artist dhe koleg.
Madheshtia jote nuk ka fund! Ashtu si nuk do kete kurre fund vepra dhe pasuria qe na le! Qofsh i parajses babi Piro!