Homazhet në ndër të mjeshtrit të madh të valles shqiptare, Rexhep Çeliku, i cili u nda nga jeta në moshën 63-vjeçare do të mbahen nesër në orën 11:00-13:00 tek Muzeu Kombëtar.
Rexhep Çeliku u nda nga jeta sot në orën 02:30 të mëngjesit pas një lufte të gjatë me sëmundjen. Ai ishte solist i parë i Ansamblit të këngëve dhe valleve.
Vetëm katër ditë më parë ai pati edhe shfaqjen e fundit në publik, ku Presidenti i Republikës, Ilir Meta i akordoi zotit Rexhep Çeliku Dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.