Armand Duka si President: Së bashku për futbollin!

930
Nga Agron KAJA
PRAG ASAMBLEJA/ U bënë publike emrat për postin e Presidentit të FSHF-së, në garë Armand Duka dhe deputeti i maxhorancës Bashkim Fino
Fino fillon fushatën anti-Duka, tatimorët vërshojnë në 25 klube futbolli
Lajm interesant u bë dje raportimi që bënë thuajse të gjitha portalet e rrjetet sociale në internet, ku bëhej fjalë se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kishte nxjerrë një urdhër për kontroll tatimor të klubeve të futbollit. Një veprim i tillë bëhet pikërisht tani, pasi janë shpallur zgjedhjet për presidentin e FSHF-së, duke e menduar këtë ndoshta si një mjet presioni për presidentët e këtyre klubeve që do të votojnë në 7 shkurt presidentin e ardhshëm. E në këtë rast, duke qenë se maxhoranca politike në Shqipëri ka vendosur të kandidojë një politikan karriere, ky duket se është një presion i hapur për klubet, për të gërmuar tek ata në gjetje të ndonjë mangësie juridiko-financiare. Në këtë urdhër thuhet se kontrolli do të kryhet nga data 22 janar 2018 e deri në datën 7 shkurt 2018, pikërisht ditën e zhvillimit të Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së! Në Shqipëri ka klube e subjekte janë borxhli ndaj shtetit, ndërkohë që sipas një raporti të vitit të kaluar të DPT, thuajse 30% e klubeve shqiptare të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, kanë borxhe tek tatimet.
LISTA E KLUBEVE
KF Burreli sh.p.k/ KF “Teuta”/ FK “Besa”/ KF Luzi 2008/ Minifutboll FS Teuta/ KF “Turbina”/ 
KF “Shkumbini”/ Shoqata e Futbollit “Pepa”/ KF “Sopoti” sh.a/ KF “Apolonia” sh.a./KF “Albpetrol”/ KF “Luftëtari”/ KF “Lushnja 1930”/ KF “Tepelena”/ KF “Skënderbeu”/ KF “Besëlidhja”/ KF “Adriatiku”, Mamurras/ KF “Laçi”/ Shoqata e Futbollit “Besëlidhja”/ Shoqata e Futbollit “FK Shënkolli”, Lezhë/ KF “Butrinti”/ KF “Delvina”/ KF “Vllaznia”/ Partizani sh.a
Fushata dje nisi zyrtarisht, dhe në opinionin futbolldashës, pyetja më e thjeshtë është në ajër: “Cili do të jetë Presidenti i ardhshëm i FSHF-së”? Dy kandidatura zyrtare u “përzjenë” mes tyre me start pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes, si për të hallakatur idetë e mendimet Pro dhe Kundër në këto 27 ditët deri në zhvillimin e Asamblesë Zgjedhore më 7 shkurt 2018. E veçantë është në këtë situatë, pasi një politikan kërkon kreun e futbollit shqiptar, ndërkohë që një president me katër mandate në këtë post, kërkon rikonfirmimin e tij. Nëse FIFA dhe UEFA do ta quajnë kandidimin e Finos si një precedent, ndoshta në gjysmën e rrugës në fushatë mund të kemi edhe ndonjë të papritur. Gjithsesi, më parë se të deklaronte zyrtarisht rikandidimin e tij në postin e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka ka zhvilluar një takim me gazetën “Telegraf”, ku midis të tjerave, foli edhe për këtë ngjarje, që sipas tij, ky mandat do të jetë për të një konsolidim për gjithçka është bërë në mandatet e kaluara. Nëpërmjet një statusit të tij në faqen zyrtare në “Facebook”, presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka e zyrtarizoi kandidaturën për postin e presidentit të FSHF-së, njëherësh duke treguar aty edhe arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim. Ja postimi i plotë i Armand Dukës. “Ndihem jo vetëm i detyruar, por mbi të gjitha i vlerësuar dhe i respektuar që një pjesë e konsiderueshme e komunitetit të futbollit dhe anëtarëve të Federatës Shqiptare të Futbollit, kanë kërkuar rikandidimin tim në postin e presidentit të këtij institucioni. Pas konsultave me faktorë të rëndësishëm dhe grupe interesi që përfaqësojnë të gjitha kategoritë, moshat dhe gjinitë, vendosa të rikandidoj, i bindur se të gjithë bashkë, përfshirë dhe ju që nuk keni të drejtë vote, mund të vazhdojmë së bashku një rrugë e cila në mënyrë të pashmangshme na ka dërguar te progresi. Masivizimi i futbollit, fëmijët, të rinjtë, femrat, rezultatet e skuadrës Kombëtare me objektivin madhor për kualifikimin në EURO 2020 dhe Kupën e Botës 2022, arritjet e klubeve në arenën ndërkombëtare, politikat e futbollit dhe e ardhmja e garantuar, më japin besim se sërish do vendosim për një futboll shqiptar gjithnjë e më të mirë. Që nga ky moment, jam në dispozicion të të gjithë anëtarëve te Asamblesë Zgjedhore. Me respekt Armand Duka”. Nga kjo deklaratë serioze e burrërore e Dukës, gjithkush e ka të qartë se çfarë drejtimi kërkon futbolli në tërësi, e në këtë rast, futbolli shqiptar. 
Nga kjo deklaratë serioze e burrërore e Dukës, gjithkush e ka të qartë se çfarë drejtimi kërkon futbolli në tërësi, e në këtë rast, futbolli shqiptar. Por, nëse FIFA dhe UEFA do ta quajnë kandidimin e Finos si një precedent, ndoshta në gjysmën e rrugës në fushatë mund të kemi edhe ndonjë të papritur
7 shkurt
Kjo është data kur Asambleja Zgjedhore e FSHF-së do të zhvillojë punimet e saj në Hotel “Adriatik” në Durrës
SKEDA/ ARMAND DUKA
Datëlindja: 7 tetor 1962/ Vendlindja: Durrës
Arsimimi: Në vitet 1981-1986 Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë (dega ekonomist për industrinë)
Aktivitet profesional: Në vitet 1986-1990 punon në Parkun e Mallrave Burrel; nga viti 1991 e në vazhdim, në aktivitet biznes privat.
Lidhjet me futbollin: Nga viti 1992 në skuadrën e Teutës së Durrësit dhe tek Erzeni i Shijakut, nga viti 2002 e deri në vitin 2017 drejton në katër mandate FSHF-në.
Detyra në sport: President i Federatës Shqiptare të Futbollit, 2002 e në vazhdim, Zv.President i Kompeticioneve të Federatave Kombëtare në UEFA; Anëtar i Komisionit Har-Trick në FIFA 
Aktiviteti privat: Në vitin 1991, me hyrjen e vendit në ekonominë e tregut, fillon aktivitetin e tij privat dhe në vitin 1993 krijon Kompaninë “AIBA” sh.a. një ndër më të njohurat në vend.
Kandidatura e Bashkim Finos, si të luash futboll me futbollin!
Kandidatura e deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino, tërheq vëmendjen në këtë situatë, duke menduar se tashmë politika shqiptare kërkon të mbërthejë edhe futbollin. Duke e menduar padrejtësisht FSHF-në si një “copë tokë” që duhet ta privatizojë, maxhoranca qeverisëse në Shqipëri bën të veçantën. Pa asnjë dyshim për figurën e Finos si deputet në kuvendin shqiptar, por edhe për personalitetin e tij si njeri e politikan karriere, ky kandidim mbetet në skedat e basteve si 1 i padiskutueshëm, sepse edhe organizmat e futbollit evropian e botëror nuk e pranojnë që politika qeverisëse e kujtdo shteti, të futë duart edhe në futboll. Është e drejtë e gjithkujt që të zgjedhë e të zgjidhet, por në këtë rast, duket se Fino kërkon të luajë futboll me futbollin!
Sigal