Ndarja nga jeta e Arben Lazes, Presidenti Meta: Humbje e pazëvendësueshme

199
Sigal

Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të presidentit të ekipit të Elbasanit Arben Laze.

Meta shkruan se kjo është një humbje e pazëvendësueshme për familjen e tij dhe komunitetin sportiv në vendin tonë.

“Ndarja e papritur dhe e parakohshme nga jeta e Arben Lazes, Presidentit të ekipit të Elbasanit, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për familjen e tij, por edhe për komunitetin sportiv në vendin tonë.

Mirënjohje për ndihmesën bujare dhe angazhimin e palodhur të dhënë ndër vite për zhvillimin cilësor të futbollit, veçanërisht për bashkëpunimin e vendosur me qëllim vlerësimin e personaliteteve të shquara sportive të Elbasanit.

Ngushëllimet më të ndjera familjes Laze, të afërmve, miqve e bashkëpunëtorëve, ekipit të Elbasanit, si dhe sportdashësve të këtij qyteti, me emër të madh në historinë e futbollit shqiptar!”, shkruan Meta.