Katër shoferët e FSHZH paguhen me taksat e shqiptarwve 6.5 mln/muaji

265
Sigal

Nëse ende nuk i keni shqyrtuar mirë databazat e rrogave të funksionarëve të lartë të shtetit dhe militantëve të tyre sepse jeni dehur nga Viti i Ri, po ju sjellim një shembull të thjeshtë të publikuar ditët e fundit.

Teksa qeveria shpreson që ky skandal të harrohet, si çdo turp i madh i këtij shteti që zgjat maksimumi tre ditë e pastaj hahet me gjel deti, do të bëjë publikë të gjithë skandalet qeveritare nisur nga abuzimet me taksat tona.

Le të nisim me një skandal të tejskajshëm që nis që nga themelet e një institucioni korruptiv si Fondi Shqiptar i Zhvillimit në drejtim të titullarit me eksperiencë të Ramës Dritan Agollit. Nëse i hedhim një sy databazës së pagave do të vëmë re se ditën e parë të punës, shoferi i këtij institucioni paguhet mbi 1.6 Milionë Lekë nga taksat tona. Dhe le të marrim parasysh që ky është posti më i ulët jo-hierarkik në këtë institucion ku vërshojnë tenderat lumë.

Posti i drejtorit, Dritan Agollit shkon mbi 3.6 MLN Lekë, bruto. Pra shoferi i këtij institucioni i cili ka për detyrë të çojë e marrë shefin e ka rrogën sa minimalja e një shqiptari për gjysmë viti. Taksat tona i futën në xhep 4 shoferëve të Dritan Agollit, me vlerë page mbi 6.5 Milionë Lekë në muaj.