Lamtumirë Agim Musta! Krenarë që ishe njëri nga ne!

720
Sigal

Nga Nebil Çika *

Me pikëllim të thellë morëm vesh ikjen nga kjo jete të mikut dhe bashkevuajtesit tonë Agim.Musta ,ish i burgosur politik antikomunist i dikatures komuniste ,intelektual , shkrimtar , historian , nesues , aktivist i te drejtave te njeriut veçanerish te te përndjekurve politike antikomunistë ,autor i dhjetëra librave, dokumentareve ,artikujve ,intervistave ne media per zbardhjen e dokumentimin.e krimeve te komunizmit duke na lene nje tashgimi te vecante historike e artistike .

Agim Muista lindi në vitin 1930, në qytetin e Gjirokastrës. Kreu studimet në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës. Në vitin 1962 u dënua me 13 vjet heqje lirie si kundershtar politik i regimit komunist.
Ka punuar arsimtar në shkolla të ndryshme tetëvjeçare dhe të mesme të vendit. Agim Musta ka shkruar për komunizmin, sistemin e burgjeve dhe persekutimin në kohën e diktaturës

Botimet
“Mandelat e Shqipërisë”, 1992
“Dosjet e gjalla”
“Kush ishte Enver Hoxha” (bashkëautor), 1996
“Burgjet e shtetit burg”, 1998
“Mjerim pafund”, 1999
“Harta e burgjeve dhe kampeve me punë të detyruar (1944-1991)”
“Gjëmat e komunizmit në Shqipëri”, 2001
“Dëshmoj për të vërtetën”, 2004
“Antologjia e plagëve nën terrorin komunist” (bashkëautor), 2 vëllime 2006
“Album i burgjeve të diktaturës komuniste”, 2006
“Libri i zi i komunizmit”, 2007

Homazhet e percjelles se fundit te Agim Mustes mbahen neser, e Enjte, ora 10. Shtepia e Funeraleve, Alba 2000, prane Medresesè ne Tirane .

Ne keto momente te veshtira ne emerin tim dhe te perndjekurve politike antikomunistë të Shqipërisë ju shpreh ngushëlimet e sinqerta dy bijave te Agimit dhe gjithe te afermve e miqeve te tij . Ne jemi pranë tyre ne kete humbje e dhimbje te madhe për to e për ne .

Nderim perjetë punës dhe sakrificës së tij !

Krenar që ishe njëri nga ne !

Qofsh i Prajsës,miku ynë i shtrenjtë !

*Kryetar i Shqates Antikomuniste e te Perndjekurve Politike te Shqipërisë