Muaji i Ramazanit, Bushati iftar me trupin diplomatik

495
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, shtroi iftar mbrëmjen e djeshme për muajin e shenjtë të Ramazanit. Darkës së iftarit ne një nga lokalet e kryeqytetit, iu bashkëngjitën kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, drejtues të KMSH-së, Ministra, deputetë dhe trupi diplomatik në Shqipëri.
Për Ministrin Bushati agjërimi është një mënyrë e mirë që të gjithë besimtarët të gjejnë buzëqeshjen dhe dashamirësinë.
Bushati theksoi se iftari është gjithashtu një ftesë për të vlerësuar pikën më të vogël të ujit jo vetëm si mundësi për të shuar etjen, por edhe si mundësi për tu kujdesur për thesarin më të çmuar të jetës “Iftari është një veprim i devotshëm. Rendja në iftar për të gjetur dashamirësinë,buzëqeshjen. Veprim fetar heqja dorë nga vullnetet fizike”.
Sigal