Moti/ Reshje shiu në mëngjes! Vendet malore zgjohen me dëborë

65
Sigal

Dita e sotme do të na shoqërojë me reshje shiu, dëborë dhe temperatura të ulëta. Korça, Puka, Tropoja, Kukësi e shumë qytete të ndryshme janë zgjuar të mbuluara me petkun e bardhë.

Në Tiranë do të ketë reshje shiu gjatë paradites mirëpo situata do të ndryshojë në orët në vijim. Diell por temperatura të ulëta do të jetë moti në orët e pasdites.

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të vijoj të jetë nën dominimin e vranësirave të shumta, të cilat do të sjellin në ultësirën perëndimore reshje shiu.

Ndërsa në zonat malore parashikohet të ketë reshje në formë dëbore. POR në pjesën e dytë të ditës pritet përmirësim i lehtë dhe gradual i motit, duke rikthyer herë pas here kthjellimet.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 13 °C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi verior- verilindor, për pasojë në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.