Moti, lajme të mira për pushuesit, ja parashikimi për 5 ditët në vijim

478
Sigal

SHMU dha sot lajme të mira për të gjithë ata që kanë planifikuar pushimet për këtë javë, pasi do të jemi nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Moti i kthjellët do të dominojë në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat do të jenë të pakta kryesisht përgjatë relieveve malore.

Ndikimi i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut pritet të jetë më shumë ditën e mërkurë dhe të enjte ku parashikohet që termometri të regjistroi vlerën e 38°C.

Era do të jetë nga Veriperëndimi- Jugperëndimi maksimumi deri në 20 m/s kryesisht ditën e Enjte duke sjellë dhe një dallgëzim të forcës 3-4 ballë.