Kanos me sëpatë kunatin, arrestohet 61-vjeçari në Fier

556
Sigal
Një 61 vjeçar, banues në fshatin Mbyet të Fierit ka rënë në prangat e policisë për akuzën e dhunës në familje. Blutë kanë arrestuar shtetasin Petrit Begaj.

Policia thotë se “arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur me sëpatë kunatin e tij, shtetasin G.D, 53 vjeç, banues në lagjen “1 Maj” Fier, si edhe ka dëmtuar disa vazo lulesh në banesën e tij”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Dhunimi i banesës”.
NOA