Mori peng italianen dhe e përdhunoi, prangoset shqiptari në Itali

458
Sigal

Një 28 vjeçare italiane, nënë e dy fëmijëve është rrëmbyer me dhunë nga ish-bashkëshorti i saj në Siena.

30 vjeçari, i cili nuk kishte leje qëndrimi, e mbylli të renë për tre ditë në një apartament ku edhe e dhunoi seksualisht dhe fizikisht. Shqiptari është arrestua për rrëmbim, sulm seksual, kërcënime dhe plagosje.

E reja ka shpëtuar pasi shqiptari e kishte çuar në një qendër tregtare në Castel Romano dhe ajo ishte hedhur nga makina.

Pavarësisht kësaj, shqiptari ndaloi automjetin dhe këmbënguli që ta merrte vajzën sërish në makinë duke e goditur me shpulla dhe grushte. Por ndërhyrja e kalimtarëve bëri që 28-vjeçarja të shpëtonte.

Kur mbërritën agjentët e stacionit policor Spinaceto, shqiptari tashmë ishte zhdukur. Në prani të policisë, italiania tregoi historinë e një dashurie të sëmurë ku përgjatë një viti shqiptari e kishte ngacmuar dhe dhunuar.

Pas denoncimit gruaja u shtrua në spital dhe iu nënshtrua protokollit për viktimat e abuzimit seksual.

Ndërsa shqiptari u kap nga Policia në kohë rekord falë kamerave të sigurisë në qendrën tregtare të cilat zbuluan makinën dhe targën e tij.