Moti i keq, OSHEE: Riparohen defektet në n/stacione, 54% e fiderave të stakuar për efekt të masave të sigurisë

469
Sigal

Operatori
i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se janë riparuar të gjitha
defektet në nënstacionet elektrike, si pasojën e motit të keq. Sipas OSHEE-së
54% e fiderave janë stakuar për efekt të sigurisë, kryesisht në linjat ajrore.

Mësohet se problem ngelet
shpejtësia e erës në zonat e jugut. Nga ana tjetër OSHEE theksoi se në terren
për mbarëvajtjen e situatës janë angazhuar brigada avarie me 1500 punonjës,
ndërsa po punohet intensivisht për rikthimin e energjisë. Ndërkohë, 90% e defekteve
në fidera janë në zonave të thella rurale.