Moti i keq, OSHEE në gatishmëri: 1650 punonjës në terren, problem zonat rurale

393
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE është duke ndjekur me përparësi furnizimin me energji elektrike të të gjithë konsumatorëve nëpërmjet rrjetit shpërndarës te energjisë elektrike.
Pavarësisht kushteve të vështira atmosferike, brigadat e OSHEE po bëjnë maksimumin për riparimin e defekteve brenda kohe të shkurtër. Gjithashtu, shoqëria thekson se ndërhyrjet në rrjet kanë minimizuar defektet, megjithatë problem vijojnë të mbeten zonat rurale.
Në 10 Drejtoritë Rajonale dhe ne terren po punon një personel prej 1650 punonjësish për riparimin e defekteve, të ndara në 26 grupe për ndjekjen e regjimit të punes dhe 26 inxhinierë të sigurisë në punë.
OSHEE: JA ZONAT PA ENERGJI NË TIRANË
Ora 16:37- Informacionet e fundit nga terreni tregojnë se në Tiranë, kemi këto zona me probleme të furnizimit me energji elektrike
Zona Selita:
Rruga “Ilia Dilo Sheperi”, Rruga “Gjovalin Gjadri”, Rruga “Hamdi Pepa”, Rruga “Bedri Karapici”, Rruga “3 Dëshmorët” (pjesërisht) pranë KMY,
Biznese private brenda territorit të Ish-Misto Mames, Kaon. Lagjia Garunj, New Bathore, Lundër, Vishnje, Arbane
Zogu i Zi (Tirana 1)
Hyrje e Rr. Durrësit, Pallatet Hawai, Pallatet Karavani
Zona Dinamo
Zona pranë shinave të Trenit,
Zona tek 2000 Apartamentet, Rruga “Vangjel Noti”,
Zona pranë Ish kombinatit “Josif Pashko”
Zona Farke, Mullet/ Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Mullet dhe Vishnje
Nga avaritë te Tensioni i Lartë janë prekur këto zona:
Nënstacionet (Nst) Rrogozhinë ( jashtë pune çelësi 10 kV i transformatorit (tr) të fuqisë) dhe Nst Shkozet (TR 5 160 MVA jashtë pune)
Nst Reps (dëmtuar tr i fuqisë)
Jashtë pune linjat 35 kV
L 35 kV Kuç – Himarë
L 35 kV Shijak – Ndroq
Vazhdon puna nga brigadat e mirëmbajtjes për kthimin në gatishmëri të nënstacioneve dhe linjave 35 kV që janë jashtë pune. Nst 35/6 kV TEC ka rritje të nivelit të ujit dhe rrezikohet përmbytja në nënstacion.
Nga avaritë në Tensionin e Mesëm, janë prekur këto zona:
Berati
Zonat pa energji: Divjakë dhe Mertish (Lushnje)
Durrës
Zona pa energji: Shijak, Fushë Krujë, Golem, Rrogozhinë, Komuna Gosë, Luzi i Madh, Malësia Rrogozhinë dhe një pjesë e periferisë së Durrësit (ish-Kënata, Spitalla)
Shkodër
Zonat pa energjia: Kallmet në Lezhë, Iballë, Arës, Miliska në Pukë, Bushat, Rrethina,Velipojë dhe një pjesë e qytetit Shkodër
Fier
Zona pa energji: Levan, Libofshë, Frakull, Cakran dhe një pjesë e Mifolit
Gjirokastër
Zona pa energji: Lazarat, Dropull dhe Kardhiqi, Himarë, Livadhia, Jalë, Vuno, Dhërmi, Palasë, Pilur.
Tirana
Zona pa energji: Zallbastar, Mëzez, Yzberisht, Shkozë, Paskuqan, Gërdec, Ndroq, Preza, Valias, Shëngjergj, Shupal dhe Ibe
Në zonën Kodra e Diellit në Tiranë, janë shkëputur 3 fidra dhe janë duke punuar për zgjidhjen e problemit dhjetëra punonjës të Drejtorisë Rajonale Tiranë
Sigal