Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar përmes një postimi në Facebook lidhur me situatën e vështirë të krijuar në akset rrugore në vend pas motit të ftohtë dhe reshjeve të dëborës.
ARRSH u shpreh se gjatë orëve të natës dhe në mëngjes reshje dëbore ka pasur vetëm në Llogara ku është punuar për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës, ndërsa temperaturat në zonat malore kanë qenë të ulëta, deri në -7.
Po ashtu qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale, ndërsa grupet e mirëmbajtjes kanë punuar për shpërndarjen e kripës me qëllim evitimin e ngricave.
Sa i përket drejtuesve të automjeteve, ARRSH i këshillon këta të fundit të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore