Mot me diell! Si do të ndryshojnë temperaturat sot

18
Sigal

Gjatë kësaj fundjave vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ngrohta me origjinë jugore si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtaraka, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare kryesisht të larta dhe transparente.

Vlen për tu theksuar se temperaturat në vlerat e mesditës pritet të kapin vlera deri në 30 grad celcius, vlera këto anormale dhe rreth 7-8 grad më të larta se mesatarja klimatike mujore për vendin tonë.

Mot me diell! Si do të ndryshojnë temperaturat sot

Gjithashtu duke nisur nga dita e Diel pritet afrimi gradual nga europa perëndimore e një qëndre të thellë të presionit të ulët e cila duke kaluar mbi afrikën e veriut do të transportojë mbi europën kryesisht juglindore sasi të larta të pluhurit (me origjinë nga rëra e shkretëtirës së Saharas-ë).

Mot me diell! Si do të ndryshojnë temperaturat sot

Kombinuar më temperaturat e larta kjo situatë do të krirjoë ndjesinë e ajrit “mbytës”, ndonëse kjo situatë është përsëritur shpesh herë edhe në të kaluarën mbi vendin dhe nuk është një fenomen i ri.