-Problem është sasia e pakët e tokës pasi duhet bashkim fermerësh për rritje eksporti
– Bimët e rralla si diamanti i kuq, mani i artë, patatja Indiane, fruti i pasionit dhe kultivimi i rrushit në serë na sollën begati
– Është fat i madh që kultivimin e këtyre bimëve e kemi filluar përpara Spanjës, Francës e Gjermanisë
– Risia e parë që sollëm në zonën tonë pas shkatërrimeve që ndodhën në bujqësi, pas viteve ‘90, ishte ndërtimi i serave moderrne.
-Nuk harrohet ndihma e kolosit të madh të bujqësisë shqiptare Z. Hysen Çobani se si të organizonim fermën
-Toka shqiptare është e copëzuar dhe pengon rritjen e rendimentit
-Duhen kooperativa bujqësore për të konkurruar në tregun Europian
– Unë kultivoj ato çka udhëzojnë dietologët dhe nutricionistët në mbarë botën, ku nuk ka rëndësi sasia e ushqimeve, por cilësia dhe përbërja e tyre.
– Me sasinë që prodhojmë këtë vit, arrijmë të ndalim importin e Goji Berry- t nga Kina e Greqia.
Alban Çakalli, lindur me 28/03/1985. dhe banues në Mamurras të rrethit Kurbin. Rrjedh nga një familje e thjeshtë, por me tradita të mëdha e të herëshme bujqësore. Gjyshi i tij Zef Çakalli është marrë gjithmonë me perimtari, veçanërisht në rritjen e fidanëve, duke krijuar një emër të mirë përsa i përket cilësisë së tyre. Këtë traditë e vazhdoi dhe babai i tij Gjok Çakalli.
Pyetje: Ishte kjo traditë familjare apo dhe pasioni juaj i veçantë që të shtyu të merreshe me punë bujqësore?
Përgjigje: Pas viteve 1990 dhe unë si pasardhës i tyre, duke qenë i lidhur ngushtë me tokën dhe me bimësinë, që në një moshë fare të vogël fillova të eksperimentoja me bimët dhe të studioja më shumë rreth tyre. Ajo që na veçon nga të tjerët është se punën gjithmonë e kemi përshtatur me dijet e lexuara. Kam qenë një krah pune i rëndësishëm në mbarëvajtjen e punës në familje.
Pas viteve 1990 dhe unë si pasardhës i tyre, duke qenë i lidhur ngushtë me tokën dhe me bimësinë, që në një moshë fare të vogël fillova të eksperimentoja me bimët dhe të studioja më shumë rreth tyre. Ajo që na veçon nga të tjerët është se punën gjithmonë e kemi përshtatur me dijet e lexuara.

Pyetje: Familja juaj është ndër të parat që ndërtoi serat në Kurbin, si ju lindi kjo ide?
Përgjigje: Risia e parë që sollëm në zonën tonë pas shkatërrimeve që ndodhën në bujqësi, pas viteve ‘90, ishte ndërtimi i serave. Gjithmonë jemi konsultuar me kolosin e madh të bujqësisë shqiptare Z. Hysen Çobani. Kjo më bëri që të marr ajkën e dijeve bujqësore direkt nga ai që i kishte themeluar. Duke qenë njeri kërkues, dhe kjo është në gjenetikën e familjes tonë që gjithmonë kemi sjellë risi, kërkova për më tepër për të ndjekur trendin e bujqësisë Europiane
Pyetje: Interesante kjo, pak më hollësisht ta kuptojnë dhe lexuesit e thjeshtë!
Përgjigje: Duke ndjekur zhvillimet e viteve të fundit që dietologët dhe nutricionistët në mbarë botën, theksonin që nuk ka rëndësi sasia e ushqimeve, por cilësia dhe përbërja e tyre. Atëherë kërkova për superushqimet (Superfoods). Këto superushqime ishin me origjinë bimore dhe me vlera të mëdha mjeksore.
Pyetje: Interesante kjo si do e arrije t’i siguroje?
Përgjigje: Problemi që hasa në fillim ishte se këto bimë vinin nga vende ekzotike si Indi, Kinë, Brazil etj. Por fakti që këto fruta kishin hyrë dhe në tregjet europiane, në vitin 2015 bashkë me vëllain tim Albertin fillova eksperimentimin dhe kultivimin e disa prej këtyre bimëve si: Goji Berry (diamanti i kuq), Golden Berry (mani i artë), Pataten Indiane, Passion Fruit (fruti i pasionit) dhe kultivimin e rrushit në serë.
Jemi me fat që tokat tona janë akoma të pashfrytëzuara dhe akoma më me fat që jemi vendi i dytë në Europë, pas Greqisë për hershmëri të prodhimeve bujqësore. Me disa risi teknologjike mund të arrijmë që të kultivojmë gjithçka që ne duam.
Pyetje: A mendoni se ka ndryshime të kushteve klimaterike dhe mbase risku ishte i madh?
Përgjigje: I bindur duke ditur temperaturat në zonën e grykës së Drojës, kemi qenë të mbrojtur nga erërat dhe ngricat e forta, arrita të bëj një kopësht të vogël dhe t’ia dal me sukses në kultivimin e tyre. Zona jonë ka një klimë nga më të rrallat në rajon dhe Europë për hershmëri të prodhimit. Kjo bëri që të kultivojmë bimë që një europian nuk mund ta mendojë, që mund të kultivohen në këtë zonë.
Pyetje: Vështirësi tjetër si përshtatshmëria e tokës apo sipërfaqja për të mbjellë?
Përgjigje: Vështirësia tjetër e madhe ishte sasia e pakët e tokës e që kam dhe u mundova të bind dhe fermerë të tjerë që të kultivonin këto bimë. Më janë dashur shumë orë diskutimesh e sqarimesh, për të arritur të bind shumë fërmerë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, sidomos në zonën e jugut. Sepse sa më shumë fermerë të bashkuar dhe të unifikuar me të njejtën cilësi prodhimi të arrijmë të bëjmë një sasi të konsiderueshme prodhimi, që të kemi mundësi eksporti te vendet Europiane. Ndihem optimist që ia arrita qëllimit me një sasi të madhe, por nuk më vjen mirë që nuk arrita të bind fermerët e zonës së Kurbinit. Jemi shtrirë në zona që kultivojnë Goji Berry si: Puka, Shkodra, Burreli, Durrësi, Elbasani, Berati, Fieri, Vlora, Pogradeci, Korça e Saranda. Me sasinë që prodhojmë këtë vit, arrijmë të ndalim importin e Goji Berry- t nga Kina e Greqia.

Pyetje: Kjo që thoni është sukses, me siguri ndjeheni mirë për arritjen?
Përgjigje: Sinqerisht ndihem mirë që këto para që dilnin jashtë nga Shqipëria, qëndrojnë në xhepat e këtyre kultivuesve të apasionuar. Gjithashtu është një kontribut në ekonominë shqiptare. Është fat i madh që kultivimin e këtyre bimëve e kemi filluar përpara Spanjës, Francës e Gjermanisë. Edhe këto vende e kanë marrë seriozisht kultivimin e këtyre bimëve.
Është fat i madh që kultivimin e këtyre bimëve e kemi filluar përpara Spanjës, Francës e Gjermanisë. Edhe këto vende e kanë marrë seriozisht kultivimin e këtyre bimëve.
Pyetje: Çfarë mesazhi do përcillnit për fermerët vendas?
Përgjigje: Së pari Gjithçka është e mundur të arrihet nëse bashkojmë punën me dashurinë ndaj tokës dhe me pasionin ndaj bimëve. Jemi me fat që tokat tona janë akoma të pashfrytëzuara dhe akoma më me fat që jemi vendi i dytë në Europë, pas Greqisë për hershmëri të prodhimeve bujqësore. Me disa risi teknologjike mund të arrijmë që të kultivojmë gjithçka që ne duam. Këtë mundësi na e jep zona jonë e mrekullueshme, që fillon nga niveli i detit e deri në lartësitë e maleve me dëborë. Një surprizë dhe një ndihmë e madhe për mua ishte pjesmarrja në panaire të ndryshme e sidomos në panairin e Kurbinit. Më ka bërë të ndihem optimist që qytetarët Kurbinas i blejnë prodhimet tona me shumë kënaqësi edhe pse një pjesë të tyre nuk i njihnin. Besimi që kemi krijuar në tregëtimin e frutave të freskëta, si domatja, bëri që njerëzit të na besonin dhe në cilësinë e këtyre frutave të reja e të panjohura për to. Së dyti Kam një thirrje dhe një lutje për të rinjtë e Kurbinit, sidomos për ata që janë emigrantë që kanë shumë eksperienca të fituara në emigrim si në: agroturizëm, perimtari, pemtari, blegtori, akuakulturë etj, që të rikthehemi e ta gjallërojmë këtë zonë që nuk është vetëm zemra e Shqipërisë por edhe e Europës sipas pozicionit gjeografik. Jam në dispozicionin e të gjithë të rinjve që tju jap ide në lidhje me bujqësinë, veçanërisht në kultivimin e këtyre kultivarëve të rinj dhe teknologjive të reja, nga përvoja ime e gjatë. Kurbini bëhet vetëm me punë, si një zonë bujqësore që jemi me tradita të hershme, që dikur njihej si fusha e madhe e Arbërit.
Uroj nga zemra dhe jam i bindur që një ditë prodhimet e Kurbinit t’i gjejmë në marketet e shumë shteteve europiane.





















