Tiranë/ Goditet një grup kriminal, arrestohen 3 persona

566
Policia e kryeqytetit ka goditur mëngjesin e sotëm një grup kriminal që vepronte në Tiranë. Mësohet se në pranga kanë rënë 3 persona, ndërkohë që janë shpallur në kërkim dy të tjerë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se të arrestuarit janë, 20 vjeçari Leon Deda, i dënuar më parë për vjedhje, Edmond Ndreca, 20 vjeç dhe David Prela, 19 vjeç. Nga ana e uniformave blu u bë shpallja në kërkim e 19 vjeçarit Xh.M., banues në Tiranë dhe i 18 vjeçarit A.M., banues në Tiranë. 
Të rinjtë e ndaluar dhe të shpallur në kërkim, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës kanë vjedhur banesën e shtetases F.C., 39 vjeç, banuese në Tiranë. Nga hetimet e kryera rezulton se ata janë autorë të shtatë vjedhjeve të tjera të dokumentuara. 
Ndalimi i tyre u krye pasi dyshohen se në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme kryenin vjedhje të vazhdueshme. Materialet i kaluan për hetim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë
Sigal