Mot i qëndrueshëm në vend, si do të ndryshojnë temperaturat sot

160
Sigal

Shqipëria do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm, me kthjellime dhe alternbime vranësirash.

Vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat malore. Gjatë mesditës dhe pasdites vranësirat do të shtohen gradualisht, duke gjeneruar reshje të pakta shiu përgjatë shtrirjes Lindore, ku më të dukshme reshje do jenë në Juglindje të vendit tonë.

Mbrëmja sjell përmirësim të motit në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det, me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.