Mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta, si pritet të jetë dita e sotme

125
Sigal

Moti në Shqipëri parashilohet të jetë i qëndrueshëm. Pritet që deri në orët e mesditës të kemi dominim të kthjellimeve në një pjesë të mirë të vendit tonë. Ndërsa në vijim do të ketë vranësira të lehta dhe kalimtare në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët.

Por, nuk do të ketë reshje. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por  do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.