Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 13 gradë, çfarë do të sjellë pasditja

103
Sigal

Dita e sotme do ketë mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë në të gjithë territorin e vendit.

Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në orët e mesditës duke u luhatur nga -4°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e ftohtë nga verilindja duke arritur shpejtësinë deri në 40 km/h për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.