Sigal

Cilët prindër nuk kanë përdorur kurrë një telefon celular për të qetësuar një fëmijë që është shumë i lëvizshëm në restorant? Ose ta qetësoni pak përpara ndonjë vaksine apo ekzaminimi mjekësor?

Por, këto pajisje në fakt fshehin disa kurthe. Këtë e konfirmojnë ekspertët e Shoqatës Italiane të Pediatrisë, të cilët sapo kanë kryer një studim mbi këtë temë, të botuar në revistën italiane të pediatrisë dhe rekomandojnë të mos i japin tabletë fëmijëve para moshës dy vjeçare.

Për shumë prindër është një mjet argëtimi

Sipas të dhënave zyrtare, në Itali të paktën 80% e fëmijëve të moshës midis dy dhe pesë vjetësh janë në gjendje të përdorin smartfonët e prindërve të tyre. Për më tepër, si mund të ndodhte ndryshe, kur shumica e prindërve e përdorin këtë mjet për të shpërqëndruar fëmijët e tyre.

30% e bëjnë këtë që nga muajt e parë të jetës së fëmijës së tyre, ndërsa 70% presin për vitin e parë. Sipas hulumtimit, tabletët nuk duhet t’u jepen fëmijëve nën dy vjeç, sepse rreziqet për zhvillimin neuro-psikokognitiv janë shumë të larta.

Nga vitii dytë deri në vitin e pestë, pajisjet elektronike nuk duhet të përdoren për më shumë se gjysmë ore në ditë dhe nga pesë deri në tetë vjet kufiri maksimal është dy orë në ditë.

Kujdes ndaj përmbajtjes

Në të gjitha rastet është e domosdoshme të kontrolloni përmbajtjen që fëmijët kanë nëpërmjet tabletëve dhe smartfonëve. Prindërit duhet të sigurojnë që fëmijët të mos shohin imazhe dhe të mos kenë tekste të dhunshme, jo edukative ose të rreme, të cilat mund të jenë të pranishme në reklamat e aplikacioneve të shkarkuar nga prindërit ose videolojrat.