Monopolizimi i kompanive celulare,  “Vodafone Albania” tallet me klientët duke i lënë pa shërbime

192
Sigal

Tregu celular është monopolizuar me lejen e shtetit në dy kompani, kështu qytetarët nuk kanë ku të përplasen tjetër. Këta supozohet të jenë në garë me njëra-tjetrën, duket se janë në një mendje, kur vjen puna për të rritur tarifën e ofertave.Nëse je abonent në një kompani celulare dhe nuk rimbush çdo muaj numrin atëherë kompania e nxjerr numrin jashtë shërbimit?! Dikur numri ishte funksional dhe prona jote për një vit, pastaj kaluan në 6 muaj dhe tani vetëm një muaj! Dhe kjo gjë nuk është e shkruar në kontratën që nënshkruan: është thjesht veprim arbitrar! Përpos kësaj qytetet denoncojnë mungesën e shërbimit të kompanive celulare. Kësaj here edhe Prof. Enver Bytyçi ka denoncuar një tjetër skandal të radhës.

Prej ditës së pardjeshme Instituti i Studimeve të Europës Juglindore nuk shërbehet me internet nga ana e VODAFONE ALBANIA! Me datën 27 gusht shkova të paguaj dhe më thonë se nuk mund të paguash, sepse nuk funksionon sistemi. Por më thanë pas 1 shtatorit. Dy ditë me pas më morën në telefon dhe më thanë se pas 1 shtatorit mund të paguaj faturën e gushtit. Shkova me datën 3 shtator, por thanë “Hajde pas datës 8”! Shkoj me datën 8 shtator e më thanë se nuk funksionon sistemi.

Ndërkohë kur shkoj në zyrë, interneti ishte i shkëputur. Shkova te dyqani i Vodafon te kryeqëzimi i Rrugës “Komuna e Parisit” dhe më thanë pas 15 minutash gjithçka do të ishte në rregull. Por kanë kaluar edhe dy ditë të tjera dhe interneti nuk shërbehet.

Sot gjithë ditën kam komunikuar në shërbimin e Vodafone Albania përmes telefonit. Thonë të komunikojmë përmes Ëhatssap. Prej orës 12 të ditës e deri tani rreth orës 22.00 të datës 10 shtator tri-katër herë operatorë të ndryshëm bëjnë pyetjen:

– Me se mund t’ju ndihmojmë. Secilën herë i sqarojmë, por nuk merr me përgjigje. Në fund m’u desh t’u them se “Ju jeni mashtrues”! Vodafone Albania tallet me klientët, edhe pse midis saj dhe klientëve ka një kontratë shërbimi. E paimagjinueshme!