Po vidhet nafta, gjaku i ekonomisë dhe pasurisë së nën tokës shqiptare!

176
Sigal

Flet eksperti, Dr. Vladimir Mici: Pjellja e Bordit të Transparencës faqja e zezë për qeverinë, që favorizon oligarkët. Çmimi i naftës është i lartë pasi politikat qeverisëse, kanë shkatërruar këtë sektor, duke zhdukur 3 rafineritë e përpunimit. Janë vjedhur pajisjet, duke i çuar për skrap. Kontratat kriminale, pazaret antikombëtare me koncesionarët dhe pse kompanitë e huaja po spekulojnë me rezervat e naftës dhe gazit të nën tokës shqiptare

Oligarkët e qeverisë na kthejnë disa dekada pas kur ndërpritej energjia elektrike. Shqiptarët paguajnë çmimet më të larta në rajon

Kriza energjitike ‘justifikimi’ për të vjedhur më shumë

Kriza energjitike është tema pas së cilës fshihet një hendek që ‘thith’ në mënyrë konstante dhjetëra milionë euro në kontrata që asnjëherë nuk bëhen publike dhe ekspertët kanë ngritur dyshime me vend për situatën e krijuar. Ndërsa Shqipëria edhe pse vend prodhues i energjisë lë për të dëshiruar në mënyrën e menaxhimit të kësaj energjie dhe çdo transaksioni, që kryhet në lidhje me të. Por eksperti Eduard Elezi shprehet në një intervistë për gazetën Telegraf se nuk është menaxhimi problemi, por vjedhja. “Kur keqmenaxhimi përsëritet mbi 20 herë se kanë bërë mbi 60 e sa tendera dhe kur ky fenomen përsëritet në shumë tendera kjo është vjedhje. Është vjedhje pasi keqmenaxhim është një term intelektual për ta përdorur”- shprehet Elezi për gazetën Telegraf. E krahasuar situata e krizës energjitike në vend me rajonin, në Shqipëri vjedhja duket se e rëndon situatën. Në krahasim me Rajonin Shqipëria ka shifrat më të larta të çmimit të energjisë, ka pagat më të ulëta, ka vlerën më të ulët të shpërndarë në paketat e ndihmës, që jepen për shtresat në nevojë dhe abuzimet më të mëdha me çdo tender apo koncension. Qeveria ka një borxh publik që vetëm sa shtohet më shumë nga arbitrazhet dhe kreditë e marra për të përballuar ‘krizat’, por asnjë masë nuk merret për të ndaluar vjedhjet e pushtetarëve apo shkeljet e ligjit. Edhe pse me mundësitë më të shumta në Rajon Shqipëria vijon të jetë një ndër vendet, që krizën po e përballon në mënyrën më të rëndë, me çmimet e rritura të produkteve të shportës dhe të karburanteve si dhe shpopullimin e vendit. Ndërsa qeveria në vend që të mendojë për sa më pak shpenzime, gjen gjithnjë fonde për luks dhe komoditete apo edhe koncensione që kapin vlera marramendëse.

Çmimi i energjisë në rajon, ku e rendit abuzimi kolosal Shqipërinë në krahasim me fqinjët?

Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor të këtij vitit familjet do të paguajnë ndryshe faturën e energjisë elektrike, që do i bëjë ta mendojnë dy herë para se të fusin çdo pajisje në prizë. Kryeministri Edi Rama e prezantoi vetë ndryshimin për çmimin e energjisë elektrike, duke bërë me dije se do të shkojë 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 kwv që shpenzojnë.

Në Kosovë është shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat në orë.

Për familjet që nuk e kalojnë fashën 800, çmimi nuk ndryshon dhe do të vijojnë ta paguajnë energjinë elektrike me 9.5 lekë, ndërsa çdo kilovat që tejkalohet do të paguhet me çmimin e ri + këtu edhe Tatimin. Por si krahasohemi ne me vendet e rajonit dhe ato fqinje? Jemi më mirë apo më keq? Media ka përgatitur një artikull shterues lidhur me mënyrën sesi përllogariten shpenzimet e dritave në rajon. Vendet fqinje kanë vendosur që të operojnë me fasha, të cilat më pas i ndajnë edhe tarifa të lartë dhe të ulëta që llogariten më pas me orën kur harxhohen kilovatët. Shqipëria dhe Kosova kanë dy fasho me të njëjtin limit; 800 kilovat për orë. Tarifa më e ulët llogaritet me vetëm 3 cent. Maqedonia e Veriut nga ana tjetër ka 4 fasho, por edhe lehtësinë e “turnit të natës”. Dmth gjatë natës, çmimi është vetëm 1.14 lekë për këh. Por ashtu edhe Kroacia ka shumë fasha orare, ndërsa Greqia ia ka lënë në dorë kompanive që merren me energjinë elektrike. 5 prej kompanive, midis të cilave më e fuqishmja, DEI, që ka edhe aksione shtetërore, do të shesin 1 kilovat orë nga 68 deri ne 78 cent por me fashon deri në 500 kilovat-orë në muaj. Më pas, edhe për helenët çmimi ndryshon.

 Serbia gjithashtu ka sistem me tarifa të shumëfishta që ndahen në zona jeshile, kaltër dhe të kuqe, ndërsa çmimet për rrymën variojnë

SHIFRAT DHE KRAHASIMET:

SHQIPËRIA

Nga 1 tetori deri më 31 dhjetor të këtij vitit familjet do të paguajnë çmimin e energjisë elektrike me 42 lekë pa TVSH për çdo kilovat mbi 800 kwh që shpenzojnë.
Shqipëria me dy fasha
<800 kwh – çmimi 9.5 lekë +20% TVSH
>800 kwh – çmimi 42 lekë për çdo kilovat mbi fashën e parë + 20 TVSH

MAQEDONIA E VERIUT

Kryetari i Komisionit Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit, Marko Bislimoski ka bërë me dije se çmimi mesatar i energjisë elektrike për familjarët rritet për 7,4 për qind. Ai theksoi se rritja e çmimit mesatar të energjisë elektrike do të ishte shumë më e madhe nëse nuk do të vendoseshin bllok-tarifat e reja.

Vendi ka 4 FASHA – me nga 2 TURNE (ai i natës thuajse është falas)

Tarifa e ditës llogaritet në bazë të 4 blloqeve në varësi të energjisë së konsumuar. Në qoftë se një konsumator konsumon deri në 210 kwh në muaj paguan çmimin 8.20 lekë për kwh; nëse një konsumator konsumon nga 210 deri në 630 kwh në muaj paguan çmimin 8.90 lekë për kwh. Në qoftë se konsumon nga 630 deri në 1050 kwh në muaj paguan me çmimin 9.91 lekë për kwh. Në qoftë se konsumon mbi 1050 kwh në muaj paguan me çmimin 26.88 lekë për kwh. Ndërsa tarifa për shpenzimet e natës është 1.14 lekë për kwh.

 Përfundimi është i thjeshtë, nuk jemi vendi që paguajmë më pak për energjinë elektrike në rajon

KOSOVË

2 FASHA- ME TURNE

Në Kosovë është shtrenjtuar çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovat në orë. Konsumatorët e tarifës mbi 800 kilovat në orë do të kenë tarifën e lartë prej 12.5 cent për kilovat dhe 5.9 cent për tarifën e ulët. Për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovat në orë, tarifa e lartë do të jetë 7 cent, ndërsa ajo e ulët, 3 cent. Nga data 1 tetor deri më 31 mars, në Kosovë aplikohet tarifa e ulët e rrymës, prej orës 22:00 deri në 07:00. Ndërsa, nga data 1 prill deri më 30 shtator, tarifa e ulët vlen nga ora 23:00 deri në 08:00.

SERBIA

Serbia gjithashtu ka sistem me tarifa të shumëfishta që ndahen në zona jeshile, kaltër dhe të kuqe, ndërsa çmimet për rrymën variojnë nga 0,8 deri në 2,5 denarë (0.8 -2.5 lekë) dhe nga 3,3 deri në 10,3 denarë, pa TVSH për tarifën e shtrenjtë.

Në Serbi, në të gjelbërtën hyjnë konsumatorët që konsumojnë më së paku, deri në 350 këh, ndërsa çmimet e energjisë elektrike sipas vendimit të shkurtit të vitit 2021 variojnë nga 5,6 dinarë për kilovat nëse matësi është një tarifor dhe 6,4 dinarë për rrymën e shtrenjtë dhe 1. 6 dinarë për kilovat nëse orëmatësi është me tarifë të dyfishtë. Në tarifën e kaltër përfshihen konsumatorët që konsumojnë nga 350 deri në 1600 këh. Çmimet për kilovat orë në këtë model janë 8.4 dinarë për matje me një tarifë dhe 9.6 për atë me dy tarifa. Familjet që konsumojnë më shumë se 1600 kwh hyjnë në zonën e kuqe të konsumit dhe paguajnë energjinë elektrike me çmim prej 19.2 për një tariforët dhe 4.8 dinarë për kilovat/orë për të gjithë ata që kanë zgjedhur të instalojnë në shtëpitë e tyre matës të “varur” nga koha.

*shënim 1 ALL=1.00167 RSD/ një tarifor quhet kur çmimi i një kilovati nuk ka të bëjë fare me kohën e ditës. Dy tarifore- Gjatë llogaritjes, përdoren dy tarifa: gjatë ditës (nga ora 07:00 deri në 23:00) dhe natën (nga ora 23:00 deri në 07:00).

KROACI

Në Kroaci, konsumatorët mund të zgjedhin orëmatës me një tarifë dhe me shumë tarifa, ndërsa në bazë të kësaj edhe një model tarifor. Edhe në Kroaci ka energji elektrike të shtrenjtë dhe të lirë, e cila ndryshon nga ora 7/8 e mëngjesit deri në 21:00 ose 22:00 dhe anasjelltas. Çmimet që vlejnë nga prilli i këtij viti në modelin tarifor të kaltër janë 0,84 HRK (13.11 lekë) pa TVSH dhe shpenzime të tjera për transmetim dhe shfrytëzim të rrjetit, që është çmimi i vetëm për ata që kanë orëmatës me një tarifë.

Çmimi i energjisë elektrike në modelin tarifor të bardhë është 0,95 kuna (14.82 lekë), për tarifën e lartë dhe 0,45 kuna (7 lekë) për tarifën e ulët, ndërsa në fashon e kuqe paguhet 0,78 kuna (12.17 lekë) për kilovat orë për tarifën e lartë dhe 0,38 kuna (5.93 lekë) për tarifën e ulët. Furnizuesi e përcakton kohën e përdorimit me telekomandë dhe çmimi i energjisë elektrike është 0,48 HRK (7.49 lekë) si tarifë e vetme.

GREQI

5 prej kompanive, midis të cilave më e fuqishmja, DEI, që ka edhe aksione shtetërore, do të shesin 1 kilovat orë nga 68 deri ne 78 cent por deri në 500 kilovat-orë në muaj.

Më sipër janë renditur të gjitha çmimet e vendeve me të cilat mund të na krahasojë kryeministri Eid Rama. Përfundimi është i thjeshtë, nuk jemi vendi që paguajmë më pak për energjinë elektrike në rajon, pasi së paku Prishtina zyrtare dhe Maqedonia e Veriut detyrojnë qytetarët që përdorin energjinë elektrike. Në edhe njëherë duket qartë se nuk jemi të parët. “Maja”për të cilën flet Rama është ende larg.

Qeveria ‘bëni si them unë, mos bëni si bëj unë’, institucionet i kanë borxh ndaj OSHEE 183 milionë euro

Institucionet publike vijojnë të shpërdorojnë energjinë edhe pse qeveria bën thirrje duke shpjeguar me detaje të gjitha mënyrat për të kursyer energjinë. Në një kohë që qeveria ka vendosur të katërfishojë faturën e energjisë elektrike, për qytetarët që konsumojnë më shumë se 800 kilovat orë në muaj, duket se janë pikërisht institucionet që ‘nuk e vënë ujin në zjarr’ për t’u përgjigjur urdhrave qeveritarë për kursim. Që nga vitin 2013 kur detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së kulmuan, borxhi në katër mujorin e parë te vitit 2022 arriti kulme të reja, në 22, 1 miliardë lekë ose 183 milionë euro. Në vetëm katër muaj detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së u rriten me 8.3%, ndërsa që nga viti 2013 këto detyrime u zgjeruan me 149 % ose me 2.4 herë. Rritjen më të madhe të detyrimeve e krijuan institucionet jo-buxhetore, të cilat përfaqësohen nga ndërmarrjet e ujësjellësit. Këto ente krijuan stok detyrimesh nga OSHEE-së 17.1 miliardë lekë 142 milionë euro me zgjerim 9.4% në krahasim me fundit e vitit. Por në rritje të shpejtë është edhe borxhi i administratës shtetërore, i cili ka arriti në rreth 5 miliardë lekë në fund të prillit 2022 me zgjerim 4.6% në raport me fundin e vitit. Por teksa për qytetarët energjia po konsiderohet tashmë si luks, për institucionet shtetërore konsumimi i energjisë nuk është problem, ku edhe gjatë mbrëmjes nuk mungojnë as dritat dekorative, apo zyrat e ndriçuara nga ndonjë zyrtar i pakujdesshëm. Në Tiranë, duke nisur nga godina e kryeministrisë, ministritë apo dhe institucione të tjera publike, vijojnë të shpërdorojnë energji. Jo vetëm dritat e dekorit të godinave, por edhe zyra me drita ndezur, konstaton lehtësisht në institucionet publike, që do të duhet të ishin shembulli i parë i zbatimit të masave apo dhe të urdhrit të disa muajve më parë, kur qeveria vendosi që pas orës 10:00 të mbrëmjes institucionet të fikin dritat. Edhe zyrat e OSHEE në Durrës, gjatë natës ndezin jo vetëm dritat e dekorit, por edhe ato të zyrave. E njëjta situatë është dhe në bashki të tjera të vendit, si Durrësi, Dibra, Vlora, Korça, Lezha, Saranda, Lushnja, Shkodra apo Elbasani. Në këto qytete edhe institucione të tjera publike, si Prefekturat, shkollat, prefekturat, këshillat e qarkut, gjykata, prokuroritë e godinat e policisë, nuk kanë marrë asnjë masë që të kursejnë energji.