Monopoli i kompanive të sigurimit “rrjep” qytetarët për makinat dhe shtëpitë, ja si funksionon skema

220
Sigal

Non-Grata, i kompanive të sigurimeve nga Perëndimi dhe pazaret me “djegien” e magazinave

Disa nga kompanitë e sigurimeve duket sikur kanë kopiuar kompanitë mashtruese të mikrokredive. Kjo lidhet me faktin se këto kompani janë future në “pazare të pista” me kredidhënësit dhe kur sigurohet banesa ,apo edhe shëndeti, këto kompani edhe pse kanë 10 vjetë dhe më shumë që mbajnë siguracionin e banesës që është vënë kolateral, japin një dëmshpërblim qesharak. Ata nuk janë të sinqertë me klientët , dhe nuk u thonë që ju po paguani sigurim banese në vlerën 100 USD dhe në rast dëmi paguajnë vetëm 500 USD.  Kontratat e tyre duhen hetuar, për të verifikuar gojët e liga, se disa magazina apo fabrika digjen, pasi kanë të garantuar dëmshpërblimin dhe ndarjen e pjesëve me administratorët e emëruar. Nga ana tjetër  brënda magazinave  të “ djegura” më shumë ka pasur amballazhe dhe fuçi më vaj se sa mallë cilësor , që figurojnë në kompjutera. Madje një nga  pronarët e kompanive të sigurimeve, është shpallur “non -grata” për trafik armësh nga një shtet I fuqishëm perëndimor.

Monopoli i kompanive të sigurime sa vjen e përhapet. Të gjithë kompanitë TPL, siguracionin e makinës e kanë të njëjtë në çmim. Por, si mund të mos ketë lëvizje nëse marrim parasysh se gjatë një viti një  kompani mund të ketë vetëm 10-15% të dëmeve, kurse një tjetër mund të ketë 30-35%. Kështu që ajo që ka 35% mund ta ketë pak më të lartë, po ato që kanë më pak pse nuk e ulin çmimin. Ajo që bie më shumë në sy është se si është monopolizuar kartoni jeshil. Kudo që ti sigurohesh me karton jeshil është standart, problem tjerër shumë është se kompanitë praktikojnë sigurimin për 2 javë, edhe nëse një qyterari nuk i intereson fare të paguajë për një javë, pasi mund të dojë për të lëviz jashtë vendin në një hark kohor 24 orë ose 2 ditë, ndërkohë do duhet të paguajë tarifën për 2 javë, që është periudha minimale, që mund ta presësh kartonin. Fitimin nga kjo llogari e kanë të gjithë njëlloj.

Kompanitë e sigurimit nuk mbeten pas edhe më sigurimin e shtëpive, ku psh; nëse merr një kredi 40 milionë, bankat vetë zgjedhin kompanitë e sigurimit, pasi kanë bërë marrëveshje që të bëjnë edhe sigurimin e banesës dhe të shëndetit. Por, nëse ke marrë kredi për 10 vite x milionë lekë , kur bënë gjysmën e sigurimit, apo dhe çerekun , e në ndodh diçka thonë që të sigurojnë vetëm për pjesën e mbetur të kredisë , jo për të gjithë shtëpinë. Nuk treguar mungesë totale transparence dhe nga ana tjerët duke vjelur paratë, pasi të mban 100 euro çdo muaj për të siguruar shtëpinë si ditën e parë kur marrë kredinë si pas 10 vjetësh. Ndërsa kur vjen puna për të kompensuar , kompanitë të kompenspojnë për atë pjesë të dëmit që ka ngelur në bankë. Psh , nëse ke marrë 40 milionë dhe muajtë e fundit kanë mbetur edhe 4 mlionë lekë kredi për të paguar , sërish të merr 100 euro për të siguruar, por kompensimin e bënë vetëm për 4 mln lekë. Po kush do japë llogari ku shkuan 10 milionë lekë sigurime për këto 10 vjet që është paguar kredia. Ky fakt mbahet i fshehtë duke arritur si në nivelin e zhvatjes nga mikrokreditë.Kjo është një masakër që bëhet me fondet dhe mundin e atyre që marrin kredi dhe sigurojnë banesa.Kompania më problematike në tregun shqiptar, në lidhje me situate është ish kompania shtetërore Eurosig. Mund të përmendim edhe disa serioze si SIGAL dhe Albsig.

01- Sigurimet e detyrueshme po e zgjerojnë peshën e tyre në tregun e sigurimeve

Sigurimet e detyrueshme motorike e kanë rritur edhe më shumë peshën e tyre në tregun e sigurimeve këtë vit. Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), për 6-mujorin e parë të vitit produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik sollën prime të shkruara bruto në vlerën e 6.64 milardë lekëve, me një rritje prej 9.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto produkte përbëjnë 61.2% të volumit të përgjithshëm të tregut, nga 59.9% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja është veçanërisht e theksuar në produktin kryesor të tregut, sigurimin e detyrueshëm për përgjegjësitë e brendshme ndal palëve të treta. Ky produkt është rritur me 11.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, Kartoni Jeshil dhe Polica Kufitare paraqesin ritme ndjeshëm më të ngadalta të rritjes, përkatësisht me 0.8% dhe 3.9%. Produktet ku primet e shkruara bruto llogariten kryesisht në euro janë ndikuar edhe në pjesën e parë të këtij viti nga efekti negativ i kursit të këmbimit, për shkak të mbiçmimit të lekut.Nga ana tjetër, ecuria e sigurimeve vullnetare në përgjithësi paraqitet më e dobët. Produkti kryesor i tregut, ai i sigurimit nga zjarri dhe forcat e natyrës, është rritur me vetëm 1.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pesha e tij specifike ka rënë në 13.5%, nga 14.3% që kishte qenë një vit më parë.

02- Si u ndanë fitimet e siguruesve në 2023

Të gjitha kompanitë e sigurimeve në tregun shqiptar e mbyllën vitin 2023 me fitim.Të dhënat e Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF) treguan se viti 2022 për tregun e sigurimeve u mbyllën me një fitim rekord prej 2.76 miliardë lekësh, në rritje vjetore me 70%.Të dhënat e detajuara tregojnë se performanca ishte pozitive edhe në nivel të kompanive të veçanta, si në tregun e Jetës, ashtu edhe në atë të Jo-Jetës. Në tregun më të madh, atë të sigurimeve të Jo-Jetës, u raportua një fitim neto prej 2.44 miliardë lekësh dhe të tetë kompanitë që veprojnë në treg e mbyllën vitin me fitim. Pjesën më të madhe në “tortën” e fitimit e mori Eurosig, me më shumë se 1 miliard lekë milionë lekë, ose 42% të fitimit total të tregut për vitin e kaluar. Fitimi i Eurosig u rrit me afërsisht 388% krahasuar me vitin 2022. Fitimin e dytë më të lartë e raportoi kompania Sigma Vienna Insurance Group, me 355 milionë lekë ose 15% të fitimit total neto të regjistruara nga të gjitha kompanitë. Fitimi i Sigma VIG u rrit me 28% krahasuar me një vit më parë. Fitimin e tretë më të lartë vitin e kaluar e raportoi Sigal UNIQA Group Austria, me 334 milionë lekë ose afërsisht 14% të totalit të fitimit neto të tregut. Fitimi neto i Sigal u tkurr me 28% krahasuar me vitin 2022.Vijon Insig, me një fitim neto prej 247 milionë lekësh ose 10% të fitimit total të tregut. Edhe fitimi i INSIG shënoi një rritje të fortë me 212% krahasuar me një vit më parë.

Albsig raportoi për vitin e kaluar një fitim neto prej 211 milionë lekësh ose afërsisht sa 9% e fitimit total të tregut. Fitimi i kompanisë së grupit Kastrati pësoi një rënie të ndjeshme me 30% krahasuar me një vit më parë.

Kompania e dytë e Vienna Insurance Group, Intersig e mbylli vitin 2023 me një fitim prej 133 milionë lekësh, shumë kjo që përfaqëson pak më shumë se 5% të fitimit total neto të tregut. Fitimi i Intersig VIG u rrit me 21% krahasuar me një vit më parë.

Me fitim e mbylli vitin 2023 edhe Atlantik, në vlerën e 107 milionë lekëve, në rritje me 29% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, për herë të parë vitin e kaluar, edhe kompania Ansig raportoi një rezultat financiar me fitim, në vlerën e 38 milionë lekëve, ndërkohë që vitin 2022 e kishte mbyllur me një humbje prej 83 milionë lekësh.

Në tregun më të vogël, atë të sigurimit të Jetës, të gjitha kompanitë e mbyllën vitin 2022 me fitim, në shumën e 323 milionë lekëve, gati 74% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Struktura e fitimeve u dominua nga kompania Sigal Life, me 175 milion lekë ose sa 54% e fitimit të përgjithshëm të tregut. Fitimi i SIGAL Life u rrit me103 3% krahasuar me një vit më parë.

Kompania e dytë për nga vlera e fitimit neto të realizuar u rendit Albsig Jetë, me 79 milionë lekë ose 24% të totalit. Fitimi i Albsig Jetë u rrit me 13% krahasuar me vitin e mëparshëm.

Insig Jetë e mbylli vitin 2022 me një fitim në vlerën e 29 milionë lekëve, në rritje me 126% krahasuar me një vit më parë. Ndërsa Sicred raportoi një fitim modest në vlerën e 17 milion lekëve, por sidoqoftë në rritje me 112% krahasuar me një vit më parë.