Monika Kryemadhi tregon arsyen e refuzimit të maskës

294
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një komunikim televiziv tha arsyen se pse ka refuzuar të mbajë maskën për mbrojtjen nga covidi.

Kryemadhi: Maska është mjeti i fundit i mbrojtjes së qyterarëve nga covidi. Në rradhë të parë është informimi që duhet të vijë nga meku i familjes, më pas tamponet, testimet, gjurmimi, dhe në fund maska dhe distancimi social.

Mbajtja e maskës nuk ka të bëj me xhiron buzë detit apo në rrugë por me ambientet e mbyllura me shumë njerëz.

Gjithë situata aktuale vjen si pasojë e keqmenaxhimit nga qeveria.

E para nuk kemi ofruar mjekimin falas, dhe gjithë qytetarët që e kalojnë covid019 në shtëpi i blejnë vetë ilace për qindra euro.

E dyta nuk kemi mbuluar kapacitetet e nevojshme me mjek dhe spitale, për të paraprirë pandeminë.