Tjetër aksident në Elbasan, makina përplas motorin tek ‘Kthesa e Murrashit’, drejtuesi i automjetit largohet nga vendngjarja

107
Sigal

Tre aksidente në pak orë vetëm në qarkun e Elbasanit. Në orēt e para të mëngjesit në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit ” një aksident ka ndodhur në qytetin e Elbasanit ku një automjet është përplasur me një motor, teksa drejtuesi i makinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si rezultat i aksidentit ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit i cili është transportuar për në spital për të marrë ndihmën
mjekësore.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ky është aksidenti i tretë i regjistruar në aksin e rrugës kombëtare Prrenjas-Qafë Thanë ku një autoveturë ka dalë jashtë rruge dhe është përmbysur por fatmirësisht pa pasoja të rënda.