“Mjeshtri i Madh”, Haxhi Rama feston 78-vjetorin e lindjes

626
Sigal

Ditën e djeshme, “Mjeshtri i Madh” Haxhi Rama ka festuar 78 vjetorin e lindjes. Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, “Teatri Aleksandër Moisiu” e ka uruar, aktorin i cili për gjatë gjithë karrierës së tij e ka ushtruar profesionin në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

Mesazhi i tyre urues:

Gëzuar Ditëlindjen Haxhi Rama !!!
Shëndet, jetë të gjatë dhe krijimtari të mbarë.
HAXHI RAMA ka lindur më 29 maj 1943 në Durrës, ku kreu dhe shkollën e mesme. Në vitet 1961-1965 kreu studimet në shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” në Tiranë. Që nga viti 1965 kur u emërua në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, e deri në fund të karrierës së tij punoi në këtë institucion si aktor, regjisor dhe libretist i teatrit dhe që nga viti 1986 si regjisor i varietesë. Në vitin 1975 ka kryer kursin e regjisurës. Ka fituar disa çmime në konkurse kombëtare si për krijimtarinë letrare dhe për aftësitë regjisoriale. Ka shkruar rreth 15 drama e komedi, mbi 100 skeçe, dhjetra tekste këngësh dhe ka vënë në skenë mbi 80 premiera varieteje. Është ftuar dhe ka punuar si autor-regjisor në disa teatro të vendit si Tiranë, Korçë, Elbasan, Berat e Lushnje. Në vitin 2000 i është dhënë titulli “Mjeshtër i Madh” dhe në vitin 2008 Këshilli Bashkiak i qytetit e ka shpallur “Qytetar Nderi i Durrësit”
#78viteTeatriAleksandërMoisiu