Mjeku Petrit Vargu rendit 6 problemet që nuk i di ministrja e Shëndetësisë, nga kushtet, te ikja e profesionistëve

579
Urgjenca, Petrit Vargu rendit gjashtë rastet më problematike që nuk di Ministrja e Shëndetësisë
Mjeku i urgjencës së QSUT, Petrit Vargu i është përgjigjur Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, pas një interviste që kjo e fundit ka dhënë për mediat. “I mrekulluar nga intervista e Ministres së Shëndetësisë për situatën në urgjencë, dua të sqaroj që:

1) Ministrja e shëndetësisë nuk është nevoja t’i referohet thënies së shefit të urgjencës, por mjafton të lexojë deklaratën e mjekëve ku vetë mjekët thonë që punën do ta lënë në rast se nuk plotësohen kushtet, pra në të ardhmen. 

2) Shefi i urgjencës është përgjegjësi kryesor i kësaj situate shumëvjeçare, por çuditërisht ai në vend që të ndërrohet përdoret që t’iu përgjigjet mediave.

3) Më bëhet qejfi që mbas 5 vjetësh që drejtojnë mjekësinë kanë analizuar deklaratën time të dhënë në media, duke thënë që përmirësimi i punës në urgjencë fillon nga përmirësimi i punës në spitalet rajonale. Por “Outsider” në shëndetësi sajojnë një sistem patronazhimi që nuk ka lidhje me subjektin në fjalë. 

4) Për mjekët që kanë shkuar në Gjermani, ministrja deklaron që nuk ka dijeni. 

5) Po për 6 mjekët e urgjencës që kanë çështje të hapura në prokurori, faji i kujt është? Mos vallë është i mbingarkesës së punës së mjekëve nga paaftësia e drejtuesve? 

6) Përse drejtuesit e shëndetësisë nuk shkojnë vetë në prokurori të tregojnë të vërtetat e mosorganizimit të shëndetësisë, duke lehtësuar kështu mjekët, por deklarojnë televizioneve të pavërtetat e tyre për të lehtësuar vetveten? 
Edhe mediat duhet të jenë shumë më afër këtij problemi dhe jo të gëlltisin atë që iu japin drejtuesit si të vërtetë. Si fillim, kërkoni të drejtat tuaja! Të filmoni e të intervistoni pacientët në të gjitha zonat, me përjashtim ato aseptike (natyrisht brenda orareve të caktuara), siç bëhet në çdo vend diktatorial të botës dhe jo më në demokraci.”, shkruan Vargu.
Sigal