Mjeku Dhimitër Kraja lë spitalin, fiton betejën me koronavirusin

340
Sigal

E ka përballuar me sukses betejën me koronavirusin mjeku i njohur Dhimitër Kraja, që u infektua teksa ishte në shërbim.

Ai ka dalë i shëruar nga spitali Infektiv, pas trajtimit disa ditor në këtë repart.

“Lajm shumë i mirë nga spitali infektiv. Sapo ka dalë i shëruar prof. Dhimitër Kraja!”– shkruan ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu.

Mjeku Kraja pas 48 vitesh në shërbim, ishte ndër të parët që iu bashkua thirrjes për staf e personel mjekësor në emergjencën që po kalojmë.