Emigrantët mund të denoncojnë krimin racial në Greqi, miratohet dokumenti

252
View of Oia, Santorini
Sigal

Kërkuesja Shkencore dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Pranvera Tika komentoi vështirësitë me të cilat përballen shtetasit shqiptarë në Greqi si pasojë e racizmit.

Ajo tha se ministria e Drejtësisë së Greqisë ka përpiluar një udhërrëfyes, nëpërmjet të cilit emigrantët mund të denoncojnë dhe të kërkojnë ndihmë nga autoritetet për të kërkuar të drejtat sociale, ekonomike që vijnë si pasojë e krimit racial.

“Udhërrëfyesi nuk është lëshuar akoma nga ministria e drejtësisë, duke qenë pjesë e trupës shkencore për hartimin e këtij ndërmora këtë hap të informimit. Do të dalë në fund të qeërshorit, do të jetë i disponueshëm në sajtin e ministrisë”, tha aktivistja për “Abc News”.