Grabiste fermerët/ Ardi Veliu urdhër drejtorit Hasan Ahmetaj. Shkarko Altin Zaloshnjen. SPAK dhe SHKB nisin hetimet

1780
Sigal

Pas ngjarjes së turpshme dhe të rëndë që ka nxirë imazhin e Policisë së Shtetit nga Altin Zaloshnja, një person pashpirt dhe grabitqar në kurriz të fermerëve hallexhinjë të Beratit, ka reaguar edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Z. Veliu i ka kërkuar drejtorit të Policisë së Beratit, Hasan Ahmetaj, që të largoj shoferin e tij personal Altin Zaloshnja nga detyra ose në të kundërt do të largohet vet nga posti i drejtorit të policisë në Berat.

Altin Zaloshnja nën petkun e të fortit dhe shfryrëzimit të detyrës së shoferit të drejtorit, është denoncuar nga fermerët e Beratit në akuzën e mitmarrjes dhe korrupsionit aktiv nën presion d në kohë ta përpërshtatshme si kjo që po kalon Shqipëria dhe bota mbarë duke i marr fermerëve nga 200 mijë lek rryshet por edhe më shumë.

Kryeministri Edi Rama poashtu i ka kërkuar llogari Drejtorit, Ardi Veliu lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Berat nga një njëri maskara si Altin Zaloshnja, që ka njollosur shumë punonjës policie të ndershëm në Berat, që po punojnë më mish dhe shpirt në ndihmë të qytetarëve dhe pensionistëve.

Ndersa i korruptuari Altin Zaloshnja përfiton nga situata kaotike që po kalon vendi dhe mbush xhepat e tij në kurriz të qytetarvë dhe hallexhinjëve që lëvizin drejt tregut të fruta-perimeve.

Fermerët e Beratit ndodhen në kolaps total, pasi prodhimet e tyre bujqësore nuk po shiten si pasojë e kufijëve të mbyllur nga pandemia e koronavirusit.

Denoncimi i Fermerëve tek ish-Kryeministri Sali Berisha: