Mjekët dhe infermierët e Spitalit Infektiv drejtuar qytetarëve: Izolohuni, arma më e fortë

321
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar apelin e mjekëve dhe infermierëve të Spitalit Infektiv drejtuar qytetarëve të vendit.

Përmes një videoje në Facebook, stafi i infektivit informon qytetarët për gjendjen e pacientëve të shtruar nga koronavirusi dhe përsëriti thirrjen se atë duhet të ndihmojnë në këtë luftë ku jemi duke u izoluar dhe shmangur kontaktet me të tjerët.

Mesazh sensibilizues i stafit mjekësor të Spitalit Infektiv

JU LUTEM dëgjoni apelin e mjekëve dhe infermierëve të spitalit #infektiv të cilët po bëjnë të pamundurën në këto ditë të vështira❗️T’i ndihmojmë të gjithë bashkë🙏🏼#QëndroniNëShtëpi

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 20. März 2020