Mjegulla “pushton” Korçën, krijohen vështirësi në qarkullim

177
Sigal

Këtë mëngjes, Korça është zgjuar nën pushtetin e mjegullës. Kjo dukuri atmosferike ka krijuar jo pak probleme në qarkullimin e mjeteve në lidhje me fushëpamjen, e cila është e kufizuar, ndërsa aksi më problematik është Korçë-Pogradec.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e mjeteve që të kufizojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit, si dhe në rastet e panevojshme të shmangin lëvizjet e tyre.