Veliaj – Kuhgin për ujsjellsin/ Kryebashkiaku i Tiranës nënshkruan marrëveshjen me kontraktorin gjerman për dy projekte për ujin e pijshëm

183
Sigal

Dy projekte për ujësjellësin,Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka nënshkruar me CES në Tiranë

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka nënshkruan dy marrëveshje me CES.Karl Philip Khugin, kontraktore gjermane për rehabilitimin e rrjetit të shpërndarjes dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm të kryeqytetit, dy projekte që financohen nga ‘SwedFund’.“Projekti i parë ka të bëjë me unazën e presionit. Ne kemi sjellë një linjë direkt nga Bovilla, pra është shtuar prurja në Tiranë. Kemi zgjeruar gjithashtu, impiantin tonë të filtrimit, ose thënë ndryshe, sasinë që mund të pompojmë në rrjet. Por, na duhet një unazë e presionit, që të mos kemi disa zona me 24 orë ujë, kurse në disa të tjera qytetarët përdorin ende pompa për ta çuar ujin në katet më të larta. Unaza e presionit mundëson që i gjithë qyteti të ketë të njëjtin presion, për t’u siguruar që furnizimi të jetë i njëtrajtshëm”, tha Veliaj.Projekti i dytë, për të cilin foli kryebashkiaku, ka të bëjë me një tjetër burim uji në Tiranë. Veliaj nënvizoi faktin se tashmë një pjesë e mirë e Tiranës furnizohet 24 orë me ujë dhe shtoi se shumë shpejt, i gjithë kryeqyteti do të ketë ujë pa ndërprerje.“Projekti tjetër shumë i rëndësishëm për të cilin kemi nevojë për këtë fizibilitet është projekti i një burimi të ri uji për Tiranën, burimi i Gurit të Bardhë. Pra, përveç burimit të Selitës, Shën Mërisë dhe Bovillës, do të duhet të mendojmë për Tiranën e viteve 2030-2040-2050. Duhet të kemi një tjetër burim uji dhe për këtë duhet të fillojmë punë tani”, tha Veliaj.