Mish-mashi në shëndetësi/ Ja si Karathano i Beqajt gëlltiti 245 mln euro tenderë dhe PPP-në e Laboratorëve. Pse heshtën audituesit për shefen e Onkologjikut, recetat fiktive dhe rimbursimet

31
Sigal

Skandalet në Shëndetësi/ Janis, “aligatori” i Ilir Beqajt që ka gëlltitur 245 milionë Euro tenderë dhe PPP-në e Laboratorëve

Një nga 3 klientët më të preferuar të kryeministrit Edi Rama dhe klanit të tij mafioz “Beqaj-Manastirliu” në Shëndetësi, është Janis Karathano i kompanisë “Pegasus Sh.p.k” dhe i 7 kompanive të tjera mjekësore.

Referuar punëve të tij të pista dhe paprekshmërisë, rezulton se Janis Karathano, i njohur si oligarku i Bablokut e Ilir Beqjes, ka shumë lidhje interesash reciproke brenda dhe jashtë qeverisë e drejtësisë shqiptare me bazë krimin ekonomiko-financiar me tenderët, koncesionet, kontrabandë ilaçesh, pajisje mjekësore dhe indicie për trafik droge në ngarkesa ilaçesh.

Por deri tani, sidomos në 11 vitet në pushtet të Edi Ramës, “aligatori” Janis Karathano, vazhdon e përlan miliona Euro fonde të shëndetësisë pa garë, me letra false, mbush spitalet me ilaçe e vaksina të skaduara dhe pajisje mjekësore, zbaton kontratat e furnizimit 30-50% të sasive dhe nuk është prekur nga prokurorët, madje prej 5 vitesh as nga SPAK.

Mafiozi Janis Karathano, është kujdesur të mos bëjë publike asnjë fotografi profili të tij, aq sa në vitet 2014-2017, u krijua dyshimi se ishte emër i sajuar nga Ilir Beqja në tenderët e shëndetësisë; por ai është person real nga Dropulli, prej 30 vitesh me shtetësi greke e jeton në Greqi, ndërsa në Shqipëri përlan tenderë.

Personi në fotografi është 74-vjeçari Janis Thoma Karathano, ose më saktë, “aligatori” që Babloku e Ilir Beqaj, vazhdojnë ta ushqejnë me miliona Euro tenderë në shëndetësi, ku kompania e tij “Pegasus Sh.p.k” është më e preferuara.

Ai ka 7 kompani të tjera të tjerë të regjistruara në Shqipëri me emërtesat “Laboratory Netëorks”, “AB Laboratory Solutions BV”, “Pegasus-Vet”, “Pegasus-Biocides”, “Labopharma”, “Pegasus Med” e “Global Strategic Initiatives  në pronësi e ortakëri të tij me familjarë, por janë dhe maska ortakërie me pushtetarë aktualë.

Këto 7 kompani, Janis Karathano i përdor si “kanale të zeza” për tjetërsim kapitalesh, transferim e pastrim të parave dhe kontrabandë ilaçesh e pajisjesh mjekësore dhe trafik droge; të cilat kanë qenë shpesh objekt hetimi nga Anti-krimi, Anti-trafiku, SHISH, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave, por nuk është çuar para drejtësisë dhe nuk po ndalohet veprimtaria e tij kriminale.

Gjatë 11 viteve në pushtet të Edi Ramës, “aligatori” Janis Karathano  ka gëlltitur në total 245 milionë Euro tenderë, dhe PPP-Laboratorët Mjekësor me vlerë 138 milionë Euro më TVSH për 10 vite, nëpërmjet kompanisë fantazmë “Laboratory Netëorks” të regjistruar në parajsat fiskale.

Por Janis, me urdhër të ish-ministrit Ilir Beqaj në muajin janar 2014, ka marrë dhe monopolin e importit të protezave ortopedike; të 94 medikamenteve të sëmundjeve të rënda mes tyre dhe të Onkologjikut, si dhe ka 117 medikamente në listën e shitjes me rimbursim.

Maska e Ilir Beqaj e Ogerta Manastriliut në bizneset e Janis Karathano, është Nafize Bello, punësuar si koordinatore te kompania e “Pagasus” me paga mujore 30 mijë Euro dhe 100 mijë Euro shpërblime vjetore; e cila është mamaja e Shpresa Bellos, Drejtoreshë e Farmaceutikës në Ministrinë e Shëndetësisë.Pamfleti

Auditi : Mjekët e Onkologjikut kuronin edhe të vdekurit me ilaçe! Pacientëve të tjerë nuk u jepnin recetat për rimbursim

Ja raporti i plotë, ku tregohen shkeljet e mjekëve dhe drejtuesve të Spitalit Onkologjik, që nga mbushja e recetave për pacientë, që kishin ndërruar jetë, deri te mosplotësimi i asnjë recete për pacientët e tjerë, të cilët i privonin nga ilaçet që i mbajnë në jetë.

Ky raport tregon se Ministria e Shëndetësisë ishte në dijeni për atë që ndodhte te Onkologjiku, por mbylli sytë dhe la mjekët të bënin pazar me jetët e pacientëve, duke u hequr ilaçet për t’i shitur te farmacitë private, që më pas të bënin pushime në Maldive e Tajlandë.

Raporti i Kontrollit të Lartë të shtetit e ka zbuluar disa vite më parë atë që ndodhte në spitalin Onkologjik, por asnjë prej institucioneve nuk denjoi që ta merrte parasysh. Ky raport tregon se Ministria e Shëndetësisë ishte në dijeni për atë që ndodhte te Onkologjiku, por mbylli sytë dhe la mjekët të bënin pazar me jetët e pacientëve, duke u hequr ilaçet për t’i shitur te farmacitë private, që më pas të bënin pushime në Maldive e Tajlandë.

Gjykata vendosi që të lërë në fuqi masa të buta sigurie për Edmond Gashin, Emiljano Lelën, Alketa Ymerin, Brikena Qirjazin, Florian Markun dhe Halil Gashin, pavarësisht se kanë rrezikuar jetën e qindra e mijëra pacientëve, ndërkohë që nuk dihet nëse dikush ka ndërruar jetë për shkak të babëzisë së këtyre “njerëzve”.

Media Ditari ka arritur të sigurojë raportin e plotë të KLSH-së, ku tregohen shkeljet e mjekëve dhe drejtuesve të Spitalit Onkologjik, që nga mbushja e recetave për pacientë që kishin ndërruar jetë, deri te mosplotësimi i asnjë recete për pacientët e tjerë, të cilët i privonin nga ilaçet që i mbajnë në jetë.

Një raport i KLSH i vitit 2023 për spitalin onkologjik ka nxjerrë në pah një sërë problematikash kryesisht në infrastrukturë. Përgjatë auditimit në vitet 2020-2022, janë konstatuar dëmtime të pajisjeve mjekësore, numër i ulët shtretërish, mungesë stafi dhe ambiente të pa përshtatshme.  Buxhet minimal, s’ka aparatura! Pacientë pa shërbim, s’ka poltronë për kimioterapi

“Pavarësisht aksesit të kufizuar në informacion, nga grupi i auditimit janë detajuar procedura thelbësore shtesë auditimi bazuar në aksesin manual në sisteme dhe kryqëzimin e të dhënave. Konkretisht, për mjekë të caktuar, të cilat kanë rezultuar në gjeneruesit më të lartë të rimbursimit sipas rajoneve përfaqësuese dhe kritereve të tjera të riskut nga ana jonë, kemi kryer shkarkimin manual të të gjithë pacientëve të këtyre mjekëve  sistemit AHIS. Nga ana tjetër janë analizuar recetat e përmbledhura sipas çdo pacienti për të cilët këto mjekë i kanë lëshuar referuar sistemit të recetës elektronike e-Rx. Në vijim janë kryqëzuar të dhënat e pacientëve përfitues të rimbursimit me pacientët në përgjegjësi të mjekut sipas sistemit AHIS, nga ku ka rezultuar që një pjesë e pacientëve përfitues nuk janë pjesë e mjekut që ka gjeneruar recetën. Kjo mund të ekzistojë për arsye se pacientët e ndryshojnë mjekun të paktën një herë në vit sipas kërkesës së tyre kur kjo miratohet, si dhe ekziston risku që këta pacientë të jenë regjistruar vetëm për të përfituar rimbursimin dhe më pas nuk gjenden më në regjistrin e të siguruarve AHIS. Nga ana tjetër, për këto mjek janë krahasuar ID të përfituesve me ID të pacientëve që kanë ndërruar jetë sipas informacionit të përcjellë nga DPGJC nga ku kanë rezultuar 30 raste të cilat janë evidentuar gjenerimi dhe ekzekutimi i recetave për pacientë, të cilët kanë ndërruar jetë, gjë që na përcjell në konkluzionin e përfitimit të padrejtë të rimbursimit”,- thuhet në auditin e KLSH-së.

KLSH tregon se si mjekët e Onkologjikut plotësuan në të paktën 30 raste receta me ilaçe të rimbursueshme për pacientë që kishin ndërruar jetë.

Më poshtë, KLSH tregon se këta mjekë jepnin më shumë se 3 ilaçe për rimbursim në kategoritë që nuk lejoheshin, apo gjeneronin receta për të njëjtin pacient nga më shumë se 1 mjek.

“Nga auditimi konstatohet se për kategoritë me rimbursim të pjesshëm dhe kategorinë pensionistë, janë gjeneruar dhe ekzekutuar më shumë se tre barna për recetë, në kundërshtim me përcaktimet e bëra në VKA nr. 34 datë 12.12.2019 “Për miratimin e rregullores nr.1 datë 12.12.2019 mbi procedurat e përshkrimit, gjenerimit, ekzekutimit, kontrollit dhe rimbursimit të recetës elektronike e-Rx” ku përcaktohet se “Pika II.9 “Në recetat me rimbursim të pjesshëm dhe ato të kategorisë “pensionist” do të lejohen deri në 3 barna për recetë”.

Mbi gjenerimin e recetave për të njëjtin pacient nga më shumë se një mjek dhe/ose në DRF të ndryshme përgjatë periudhës objekt auditimi.

Nga auditimi janë konstatuar raste kur për të njëjtin pacient ekzistojnë receta nga më shumë se një mjek dhe qendër shëndetësore përkatëse, duke vendosur në dyshim procesin e rimbursimit të këtyre recetave dhe ekzistencën e pacientit referuar regjistrit elektronik të të siguruarve”.

Por, përderisa mbushnin recetat e pacientëve të vdekur, të tjerët që luftonin për jetën me sëmundjen e rëndë liheshin në mëshirë të fatit, pasi Spitali Onkologjik nuk kishte një Sistem Regjistri Elektronik, çfarë do të thotë se nuk dihej numri i pacientëve me kancer, sa kohë kishte që trajtoheshin apo si duhej të ndryshohej trajtimi i tyre me ilaçe.

“Nga auditimi mbi Sistemin i Regjistrit Elektronik të të Siguruarve (AHIS) u konstatua se:

– Sistemi nuk ruan historik për lëvizjen e mjekëve nga një qendër në tjetrën, lëvizjen e banorëve, mbulimin e popullatës nga mjekët dhe për kartat e shëndetit;

– Sistemi nuk jep mundësi për pastrimin, apo saktësimin e të dhënave të banorëve të regjistruar gabim nga mjekët e familjes;

– Sa herë që çelet, apo ndryshon një përdorues, duhet të ndërhyhet në databazë për sistemimin e tij, pasi përdoruesit nuk i shtohen automatikisht të gjitha funksionalitetet;

– Sistemi nuk mundëson regjistrimin e numrit personal të identifikimit (NID) për përdoruesit dhe marrjes së informacionit mbi ta në mënyrë automatike nëpërmjet ëeb-service me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile (DPGJ);

– Menaxhimi i përdoruesve kur mjekët lëvizin nga një QSH në tjetrën, sjell komplikime në punën e qendrave shëndetësore, pasi shpesh është i vështirë sistemimi i banorëve që mjeku ka mbuluar në QSH e mëparshme;

– Procesi i transferimit të banorëve është i pa menaxhueshëm edhe në rastet kur kryhen transferime të gabuara;

– Drejtoria e IT-së në FSDKSH nuk ka akses të plotë për administrimin e të gjithë sistemit;

– Për pacientët e rinj kur regjistrohen, në fushën e kodit të pacientit popullohet NID i pacientit, ndërsa për pacientët ekzistues është përdorur një kod numerik, pra popullimi ose inputi i të dhënave ndër vite në këto fusha ka ndryshuar;

– Të dhënat popullohen nga mjekët e familjes, por vetëm për pacientët e rinj, ndërsa për pacientët ekzistues nuk përditësohen të dhënat;

– Janë identifikuar raste, ku për të njëjtin kod pacienti ekzistojnë të regjistruar më shumë se një individ, referuar fushave të tjera që ndryshojnë si NID apo emir, apo mjeku. Një situatë e tillë krijon mundësinë e problemeve në rimbursim, pasi nuk identifikohet referuar kodit të pacientit se cili nga personat ka përfituar rimbursimin, sipas të dhënave të vendosura në dispozicion”, raportonte KLSH.

Gjithashtu, KLSH në auditin e bërë tregon mungesën e disa barnave të domosdoshme. Kjo mungesë sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka ardhur për shkak të mungesës së evidentimit të daljeve nga recetat pa rimbursim, çfarë sjell mungesën e dijenisë mbi sasinë e barnave të mbetura në depo.

“Nga auditimi i dokumentacionit të dosjeve të raport kontrolleve të plota me inventarizim për vitet 2021 dhe 2022, në subjektet “Medigreen”, “Bio Plus”, “Geni Lori”, “Gega”, “Joger”, “Juli’s”, “Nacional”, “Kamel Farma”, “Fatjona”, “Boçi”, “Amelia”, “Mirçe”, “Toni”, “Ëell Pharma”, “Gledis” dhe “Eva Farma”, nga SKF dhe DRF Tiranë, kanë rezultuar se nuk është bërë tërheqja e recetave pa rimbursim për barnat e rimbursueshme në kundërshtim me pikën 12, Kapitulli 1, të Rregullores nr. 3, datë 22.10.2014. Konkretisht, nga grupet e kontrollit nuk është plotësuar pika 18 e DU4 dhe DU6, duke mos reflektuar sasitë e barnave nga recetat pa rimbursim. Mungesa e evidentimit të daljeve nga recetat pa rimbursim, nuk reflekton saktë gjendjen e mbartur të barnave të përzgjedhura për inventarizim dhe rrjedhimisht krahasimin e tyre me gjendjen fizike të konstatuar nga ana e grupit të inspektimit. Mos marrja në konsideratë e efektit të këtyre daljeve, sjell pasoja në mungesën e evidentimit të  diferencave në plus në inventarizim, të cilat  janë objekt penaliteti deri në zgjidhjen e kontratës, referuar parashikimeve të kontratës F2020 dhe F2021”, raporton KLSH.

Në auditin e KLSH-së, thuhet se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor “nuk ka një dispozitë rregullatore mbi periodicitetin dhe kohën e hartimit të Listës së Barnave të Rimbursueshme (LBR), indeksimin e saj, kjo pasi rezulton se, në disa raste nuk hartohet për vitin buxhetor, ose hartohet me vonesa të theksuara e me proces të tejzgjatur deri në 7 muaj, nuk shoqërohet me raport të hollësishëm financiar, duke e lënë këtë proces të rëndësishëm me impakt të madh financiar, ndjeshmëri të lartë publike në gjykime subjektive në mungesë të kritereve rregullative, gjë e cila e ka ekspozuar Fond-in dhe buxhetin e shtetit drejt një risku të lartë të shpenzimeve fondeve publike.

Konstatohet se, mungesa e hartimit të LBR në vitin 2022, ka sjellë për pasojë mungesën e përfshirjes së alternativave të reja të periudhës me çmime më të ulëta, me efekte financiare në buxhetin e FSDKSH. Kështu, referuar regjistrit të barnave nga Komisioni i Çmimit të Barnave pranë MSHMS, por dhe të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBMP), konstatohen se janë pjesë e LBR 5 kode bari (Rivaroxaban, Ramipril, Fenofibrate, Finasteride dhe Leflunomide), të cilat kanë qenë alternativa të para dhe të vetme, por me formëdoza të ndryshme, ndërkohë që janë futur alternativa tregtare më të lira me çmimin CIF 2022 kundrejt çmimit të alternativës ekzistuese në LBR 2021, të cilat automatikisht në hartimin e LBR do të dilnin alternativë e parë me kosto më të ulur.

Në bazë të konsumit të këtyre barnave, duke i përllogaritur me diferencat e çmimeve me alternativat e reja, minimalisht buxhetit të FSDKSH në nxjerrjen e LBR 2022 do t’i ishin kursyer 939,384 Euro, ose 114,323 mijë lekë”.

Këto ishin disa nga problematikat kryesore që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nxjerrë gjatë auditimit, por që nuk janë marrë parasysh as nga ish-ministrja Ogerta Manastirliu dhe as nga ministrja aktuale Albana Koçiu.

Duhej hetimi i Prokurorisë dhe përgjimet që Ministria e Shëndetësisë të reagonte, duke ua lënë fajin vetëm mjekëve që talleshin me jetët e pacientëve, pavarësisht se kalbja e sistemit shëndetësor ka vite që ka filluar, nga tenderat qindra milionësh e sekretë që u jepen miqve të ministrave.