Naftëtarët e Ballshit sërish në protestë, nuk kanë marrë pagat e prapambetura

226
Sigal

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë gjatë ditës së sotme, pasi problemi i tyre me pagat e prapambetura nuk ka marrë ende zgjidhje.

Ditën e sotme, ata janë mbledhur përpara Uzinës, duke protestuar deri në përfundim të takimit të përfaqësuesve të tyre dhe kompanisë “Allum”.

Mësohet se kompania ka kërkuar rifillimin e punës, jo me kontratë, por me kërkesë punësimi. Ky fakt nuk i ka pëlqyer naftëtarëve, pasi kërkojnë pagat e prapambetura.

Kjo është protesta e disatë e naftëtarëve të Ballshit, të cilët kërkojnë pagat për një kohë të gjatë. Ata i kanë bërë disa herë kërkesë ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, por kjo e fundit nuk u është përgjigjur.

Rafineria e Ballshit është e mbyllur prej muajsh, duke lënë naftëtarët pa të ardhura.

Këta të fundit në muajin prill morën pagën e luftës prej 40 mijë lekësh, por për ta ishte e pamjaftueshme