Miratohet vendimi, patentat shqiptare do të njihen në këtë vend të Lindjes së Mesme dhe anasjelltas

147
Sigal

Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë në mbledhjen e qeverisë marrëveshjen e arritur mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite,për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

Në njoftimin e publikuar nga Kryeministria bëhet me dije se ky vendim hyn në fuqi menjëherë pas botimit në faqen zyrtare.

VENDIMI:

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.