Miratohet buxheti i Bashkisë Durrës, të djathtët braktisën sallën

557
Këshilli bashkiak i Durrësit ka miratuar në mbledhjen e kësaj të hënë buxhetin për vitin 2017 vetëm me votat e këshilltarëve të mazhorancës.
Grupi i këshilltarëve të djathtë, në shenjë proteste ndaj mosdhënies së fjalës për të argumentuar votën kundër projekt-buxhetit 2017 të bashkisë së Durrësit, braktisën sallën. Buxheti u miratua me 32 vota “pro” të PS-së dhe LSI-së.
Më parë, gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, këshilltarët demokratë abstenuan sistemin e taksave dhe tarifave vendore, ndërsa kërkuan që investimet të orientohen drejt nevojave të komunitetit, përfshirë ngrohjen e shkollave dhe jo te investimet e luksit, siç është megainvestimi për ndërtimin e “Velierës”.
Në dhjetor projekt-buxheti 2017 u rrëzua pasi LSI bashkoi votat me të djathtën. Kundërshtimet më të mëdha i kanë marrë investimet publike, të cilat këtë vit janë përqendruar në sheshe publike dhe infrastrukturë rrugore.
Sigal