Skandali/ Emigrantit i zhduken 150 milion nga banka nga titullari që kishte për detyrë t’ia garantoj

524
Skandali/Qytetarit i zhduken 150 milionë lekë nga llogaria bankare
Emisioni investigativ “STOP”, raporton rastin e një qytetari, i cili është rikthyer në Shqipëri pas 22 vitesh emigrimi në Greqi. Quhet Altin Baruti. Ai tregon për emisionin investigativ “Stop”, se në vitin 2013, vendosi që kursimet e tij financiare nga puna si emigrant, t’i depozitonte në një bankë të nivelit të dytë. Bëhet fjalë për “Tirana Bank”. Ai tregon, se është mashtruar nga ish-drejtori i bankës, Altin Jaku. Ai deklaron: “Kam jetuar prej 22 vitesh në Greqi, i martuar me dy fëmijë. Djali i madh ka pasur një problem nga dëgjimi është shurdh memec dhe jam detyruar e kam bërë operacion në Greqi. Pas operacionit kam ndenjur edhe pak kohë në Greqi dhe më pas vendosa të kthehesha në vendin tim. Jam nga Berati, ku nuk kishte shkollë të tillë për fëmijën tim dhe me anë të një njeriut tim që jetonte në Lezhë më sugjeroi, që një e tillë është në këtë qytet. U afruam pranë shkollës shumë të përshtatshme për fëmijën. Është shkollë jo publike, e cila ka logopedist brenda që bën të mundur rehabilitimin e fëmijës. Kur vendosa të depozitoj lekët në bankë kam pyetur në shumë banka dhe vetëm tek “Tirana Bank” gjeta përqindjet më të larta dhe kjo ishte arsyeja që këto lekë i tërhoqa në tre këste dhe i çova tek kjo bankë. Pas një ore më bie telefoni dhe më thotë: “jam Altin Jaku, drejtor i “Tirana Bank”. Shkoj në bankë me bashkëshorten, konsultohem me ish – drejtorin dhe më thotë ,që do të flas me qendrën, që të ofrojmë përqindje më të larta. M’u dha një përqindje e konsiderueshme dhe firmosa edhe kontratën. Emigranti mendonte, se investimet e tij në bankë prej 150 milionë lekë të vjetra, ndodheshin ende aty, por pas dy vitesh ai zbuloi se nuk ishte kështu. Por ai sqaron: “Ish drejtori i bankës, më merr në telefon dhe më thotë që më duhen 20 mijë euro. U habita me thënë të drejtën, por meqenëse më kishte premtuar shumë gjëra dhe i them që të ndihmoj duhet të prish kontratën nga banka dhe t’i jap me qejf, se më ke thënë shok e të kam thënë shok. Jo më thotë në bankë je në rregull, mos e prish përqindjen e lekëve. Ai më kërkoi që t’i gjeja në njerëz, pasi për 15 ditë i duheshin ato para. I mora lekë xhaxhait dhe kaluan shumë muaj dhe ai nuk po m’i kthente lekët. U detyrova të shkoja në bankë, që të tërhiqja lekët e mia dhe t’ia jepja xhaxhait. Shkoj në bankë, interesohem të prish kontratën. Në atë moment punonjësit e bankës më thonë që ti nuk ke lekë këtu në bankë. I thashë po talleni me mua?!”, tregon ai. Zoti Baruti tregon, se pas kësaj ai ka biseduar me drejtorin e madh të “Tirana Bank, i cili është një shtetas grek, por çfarë ndodhi? Emigranti tregon se “Drejtori i madh më ka thënë: a je i gatshëm të bësh një denoncim, siç e bëre paradite? Po i kam thënë. Bëra denoncimin përsëri dhe të nesërmen në orën 11.30 më ka telefonuar sërish drejtori i Shkodrës dhe më ka thënë që ndodhem në Shëngjin me grekun, me drejtorin e madh. Më thotë mund të bëni një ballafaqim me të? I them, po! U takova me grekun, i kam treguar gjërat siç ndodhën dhe më thotë ai, që për 10 ditë do t’i kesh lekët në bankë.”, shton Baruti. Pas kësaj, vetë banka ka bërë një padi ndaj ish-drejtorit të filialit të bankës në Lezhë, Altin Jakut, i cili sot punon në prefekturë. Në prokurori kam vajtur mbi 500 herë të pyes se çfarë bëhet me çështjen time dhe figuron që këto transferta që ka bërë Altin Jaku, del sikur i kam bërë unë. Në datën 9 dhjetor të 2013, unë kam marrë mandatin që kam këto lekë në bankë dhe para datës 9 dhjetor janë bërë dy transferta, ku njëra është 20 mijë euro dhe tjetra 45 mijë euro. Kanë kaluar nga emri im tek një kambist Noel Sh.p.k. Ndërsa dy transfertat e tjera kanë kaluar nga emri im tek Inida Kruja me shumë 41 milionë lekë dhe 11 mijë euro po tek i njëjti person, që rezulton si e fejuara e Altin Jakut.”
Sigal