Ministrja Manastirliu: Ja lista e bizneseve që hapen nga sot

372
Sigal

Zgjerohet fasha e lëvizjeve të qytetarëve si dhe ajo e bizneseve dhe dyqaneve që kanë qëndruar të mbyllur për gati 50 ditë. Lista e plotë e atyre që lejohet të ushtrojnë aktivitet si dhe qarqet e gjelbërta, ku makinat dhe qytetarët do qarkullojnë pa autorizim

Publikohet Lista/ Kategoritë e dyqaneve që do të hapen duke filluar nga dita e sotme. Ministrja e Shendetësisë jep detaje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije lehtësimet e reja që filluan ditën e sotme, 27 prill.Midis masave lehtësuese është hapja e një sërë dyqanesh. Ministrja tha se zgjatet edhe orari i daljes për qytetarët, ndërsa kujton edhe rregullat për të moshuarit.

Deklarata e plotë:

Nisur nga zhvillimet e javës së fundit, nga vlerësimi dhe analiza e të dhënave dhe situata e epidemisë në vend, komiteti teknik i eksperteve ka hartuar strategjinë e ri-hapjes graduale dhe të kujdesshme për popullatën dhe shërbimet esenciale.
Kjo strategji parashikon katër faza për lehtësimin gradual të masave, që lidhen në mënyrë të ngushtë me evoluimin e infeksionit Covid19 dhe shkallën e përhapjes së tij.
Do të tregohemi në çdo fazë shumë të kujdesshem, duke vlerësuar kurbën epidemiologjike, shpërndarjen e vatrave të infeksionit, transmetueshmërinë e infeksionit si dhe përballimin nga strukturat spitalore të rasteve me simptoma të Covid-19.Duke filluar nga sot, datë 27 Prill, do të zgjerohet fasha e lëvizjes për qytetarët nga 90 minuta në 2 orë, duke ruajtuar parametrat e sigurisë të distancimit social dhe duke zgjeruar mundësinë e kryerjes së shërbimeve thelbësore në një hapësirë kohore me të gjerë.Ashtu siç kemi lajmëruar, sot do të lejohen të ushtrojnë aktivitet bizneset si më poshtë:Dyqanet e veshjeve
Të tekstileve
Të këpucëve dhe artikujve prej lëkure
Dyqanet që tregojnë mobilje, pajisje të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë
Dyqanet e luleve, bimëve, të kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre në dyqane të specializuara

Shërbimi Taxi

Dyqanet e pajisjeve elektronike, lodrave për fëmijë, pajisjet sportive, pajisjet e telekomunikacionit.
Lista e plotë e bizneseve që hapen ditën e sotme, gjendet e plotë në portalin E-Albania.Këto biznese lejohen të ushtrojnë veprimtarinë e tyre nga ora 05:00-17:30,vetëm duke plotësuar dhe zbatuar protokollet e miratuara, duke siguruar kushtet e detyrueshme higjieno sanitare dhe respektimin e distancimit fizik, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve.Lista e protokolleve të sigurisë të përgjithshme dhe specifike sipas klasifikimit të riskut për bizneset e lartpërmendura gjendet në portalin e-albania dhe është e detyrueshme për çdo biznes të hapur.Në kuadër të lehtësimit gradual dhe të kujdesshëm të masave, bazuar në vendimin e komitetit të ekspertëve, nga dita e sotme, do të fillojnë lehtësimet e posatshme për lëvizjen në “zonat e gjelbërta”.
Janë klasifikuar si zona të gjelbërta ato qarqe apo bashki të cilat rezultojne deri sot, me risk të ulët të transmetimit të infeksionit të shkaktuar nga COVID19.Zonat si me poshte:
Qarku Dibër
Qarku Gjirokastër
Zona e përbashkët e bashkive Sarandë, Konispol, Himarë, Delvinë dhe Finiq;
Zona e përbashkët e bashkive Prrenjas, Pogradec dhe Librazhd
Si dhe Bashkia Divjakë.Në zonat e gjelbërta, lëvizja e pensionistëve do të jetë nga 6:00- 08:30 të mëngjesit. Qytetarët e tjerë do të lëvizin nga ora 09:30 deri 17:30, të shoqëruar jo më shumë se me një person.Përjashtim do të bëjnë qytetarët që kanë autorizim pune, të cilët nuk kufizohen nga oraret e sipërpërmendura.Në zonat e gjelbërta parqet do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe për 14 ditë dhe nuk do të lejohet grumbullimi dhe qëndrimi i më shumë se dy personave bashkë ne hapesirat publike.
Sa I takon mjeteve private të transportit ato do të lejohen të qarkullojnë pa autorizim vetëm brenda Qarkut ose Bashkive përkatëse nga ora 09:30 deri 17:30, vetëm me një pasagjer.
Eshte e rëndësishme të theksohet se nuk do të lejohet lëvizja me mjet privat ose si pasagjer i pensionistëve, përvec rasteve me autorizim për arsye shëndetësore. Përtej këtij orari mund të qarkullojnë vetëm mjetet që kanë autorizimin përkatës nga e-Albania.Pavarësisht se ka zona të gjelbërta, normaliteti i ri i bashkëjetesës me virusin, do vijojë të kërkoje lëvizje të kufizuara, vetëm për arsye thelbësore, duke ruajtur ne cdo rast distancimin fizik dhe respektimin me rigorozitet të masave të sigurisë në punë dhe ne komunitet.Situata është dinamike dhe si e tillë do të vlerësohet hap pas hapi. Me kujdes dhe përgjegjësi maksimale, për mbrojtjen së pari dhe mbi të gjitha, të jetës dhe shëndetit të qytetarëve!