VIDEO/ Ia dolën, tre qytetet e shëruara plotësisht nga koronavirusi

287
Sigal

Tropoja, Rrogozhina dhe Lezha janë dy qytetet që kanë shpëtuar nga koronavirusi.

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) njoftoi sot se në këto dy qytetet janë shëruar të gjitha rastet me koronavirus duke e çuar në zero rastet aktive.

Kështu, nga 18 raste që ka patur deri më tani, në Lezhë nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus. Në Tropojë gjithashtu janë shëruar katër rastet aktive me koronavirus. E njëjta situatë është edhe në Rrogozhinë, ku paraqiten të shëruar të katër rastet që ishin të sëmurë më parë.

Një numër i lartë të shëruarish janë edhe në Durrës ku nga 42 raste, vetëm pesë janë aktivë, kurse pjesa tjetër tashmë e kanë kaluar sëmundjen.

Ndërkohë, Korça ka vetëm një rast aktiv, Elbasani tre raste, Kavaja një rast, Vlora dhe Puka gjithashtu ka nga vetëm 1 rast aktiv.

Bashkia të prekur të shëruar

Tiranë 302    187

Shkodër 105    61

Krujë 92    8

Durrës 42    37

Fier 37    27

Kurbin 31

Korçë 19    18

Elbasan 18    15

Kukës 18    10

Lezhë 14    14

Has 14    12

Kavajë 9    8

Lushnje 7    4

Vlorë 5    4

Pukë 5   4

Mirditë 5   3

Rrogozhinë 4   4

Tropojë 4   4

Berat 3   2

Mallakastër 1

Mat 1.